• |
ide | kryesore

Real-Barcellona vlen pak për La Liga, por mund të shkruajë një faqe historike për futbollin spanjoll

Sport



Për fatin e kampionatit ndoshta mund të ketë pak rëndësi, por ky takim i dytë javor mes Real Madrid-Barcellona mund të shkruajë një pjesë të historisë. Arsyen e tregojnë numrat: fitorja e të mërkurës në Kupën e Mbretit (3-0 për blaugranat) ishte ajo me numër 95 në historinë e sfidave mes dy skuadrave. E 95 është ekzaktësisht numri i fitoreve të Real, me 51 barazime që kompletojnë bilancin e 241 sfidave të luajtura në historinë e këtij rivaliteti.

Deri këtu nuk ka asgjë tronditëse dhe diskutimi vlen edhe në rast të fitores së Real Madrid. Por nëse fiton përsëri Barcellona e kalon në avantazh 96-95, atëher shkruhet një faqe historike sepse herën e fundit që katalanasit kanë qenë në avantazh ndaj super rivalëve i takon 87 viteve më parë. Një e dhënë e paimagjinueshme, duke qenë se jemi mësuar të paktën në këto vitet e fundit të shohim një konfrontim gjithnjë shumë të ekuilibruar.

Për të përforcuar këto shifra interesante, duhet shtuar se deri në 2003 Barcellona kishte fituar vetëm 13 herë në fushën e Real Madrid. Që atëher proporcionet kanë ndryshuar në mënyrë impresionuese, sepse Barça ka fituar 12 në 24 ndeshjet e fundit të luajtura në Santiago Bernabeu. E pastaj është edhe bilanci i golave, që e bën më interesante këtë histori: Real Madrid ka shënuar 403 kundër 398 të Barcellona. Për të shkuar në barazi edhe në këtë këndvështrim, katalanasve i duhet një “manita”, rezultat që është shfaqur kohët e fundit, por që do ta bënte të tmerrshme situatën në Madrid për Santiago Solari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *