• |
ide | kryesore

Video/ Derbi roman është i Lazio: Strakosha i thotë jo Dzeko e Florenzi

Sport, Video



Roma nuk e merr dot vendin e katërt në kampionat, madje shkatërrohet në derbi 3-0 nga Lazio në Olimpico. Për bardhekaltrit e Simone Inzaghi një fitore që i mban ata në garë të plotë për Champions sezonin e ardhshëm. Përfundon me një rezultat të fortë 3-0, ndëshkim ndoshta i tepruar për verdhekuqtë, falë golave të Caicedo, Immobile (penallti) e Cataldi.

E nisën mirë derbin bardhekaltrit, që në të 12′ gjejnë avantazhin: pasim milimetrik i Correa, për Caicedo që dribloi Olsen e depozitoi në rrjetë. Roma e vuajti shumë goditjen e marrë e megjithatë i kishte mundësitë të bënte keq, por gjeti përballë një Thomas Strakosha reaktiv, që ndaloi cdo tentativë drejt portës: edhe goditjen e Dzekos, por edhe më pas atë të Florenzi.

Vredhekuqtë inistuan në pjesën e dytë sidomos, por Strakosha ishte i pakapshëm, ndërsa Pastore nga dy hapa godet cuditërisht jashtë, pas spondit të Dzeko. Lazio u duk në vështirësi, por Correa me një depërtim të jashtëzakonshm e detyroi Fazio të shkaktonte 11 metërsh: Immobile mposhti Olsen, duke dyfishuar shifrat në të 72′. Roma dorëzohet pikërisht aty. Lazio dominon derbin roman dhe fundos verdhekuqtë në minutën e fundit të ndeshjes në Olimpico me golin e tretë. Cataldi ka ndëshkuar Romën përsëri në të 89, duke vulosur rezultatin.

Si për të mbyllur mbrëmjen e errët Kolarov, ish-Lazio, ndëshkohet me karton të kuq. Kështu Lazio ngjitet në kuotën e 41 pikëve, vetëm tre pikë larg skuadrës së Di Francescos, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *