• |
ide | kryesore

Video/ Efekti derbi, golat e Ramës dhe paralajmërimi i Kukësit: titulli është më i hapur se kurrë

F1, Sport, Video



Partizani kishte një derbi për të fituar dhe në pamundësi, me atë 0-0 të fiksuar në Selman Stërmasi me Tiranën, të gjithë të kuqtë, trajner e president, shprehën keqardhjen për rezultatin si të ishte një humbje. E pra, pikët kishin shkuar 9 për momentin e, edhe nëse fitonte Kukësi, ashtu si ndodhi 6 duhet të ishin mjaftueshëm për të mos u nervozuar. Por Partizani parashikonte dicka tjetër: karikimin e Bluve, kalendarin e vështirë dhe… Valdet Ramën. Sulmuesi anësor po merr minutat që i duhen për të bërë diferencën: mjafton të shohësh golin e minutës së 94, që likuidoi 3-0 Luftëtarin, për të kuptuar se cfarë arme të rëndësishme do të përdorin kuksianët në javët e mbetura. E të mendosh që nga pankina, dy gola radhazi kosoavri i ka shënuar.

Pika tjetër është ajo e besimit që do ti jepte Kukësit rikuperimi i dy pikëve ndaj Partizanit. Skuadra e Cungut shkatërroi plotësisht sistemin organizativ të Julian Ahmatajt, duke marrë një fitore që u duk e lehtë në fushë. Por për të kuptuar sa vlerë ka, mjafton statistika se kjo ishte humbja e parë e teknikut Ahmataj, që kur është ulur në pankinën e gjirokastrite.

E jemi në 6 pikë tani, me golat e Limajt e Dzarias përpara se Rama të vuloste suksesin. Duken shumë, por jo dhe aq: kalendari është akoma në favor të Kukësit, që duhet të luajnë në transfertë me Skënderbeun e 8 humbjeve në 9 ndeshjet e fundit, pa llogaritur sfidën në Niko Dovana. Ndërsa Partizani duhet të tregojë veten, pikërisht kundër vendit të tretë në renditje, që me një humbje në ndeshje direkte heq dorë praktikisht nga titulli, gjë që bregdetarët e presidentit Hasanbelliu nuk duan ta bëjnë, të paktën jo kaq shpejt.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *