• |
ide | kryesore

Video/ Flamur i bardhë në Bernabeu: Barcelona pas 87 vjetësh me bilanc pozitiv ndaj Real

F1, Sport, Video



La Liga ngjyroset gjithnjë e më shumë blaugrana. Rrjedhojë logjike e suksesit të Messi e të tjerëve në Bernabeu, i dyti në harkun e katërt ditëve pas 3-0 në Kupën e Mbretit që i dërgoi katalnasit në finale. Këtë herë Los Blancos i fundosi një gol i Rakitic, që mbyti përfundimisht cdo shpresë madrilene për tu rikthyer në luftë për titullin e i shkëput blaugrana +12 në klasifikim nga merengues. Suksesi i Barcelonës ka edhe një vlerë historike sepse, në mbrëmjen në të cilën Ramos koleksionoi klasiken 42° si titullar duke barazuar rekordin e Gento, Xavi e Sanchis, pas 87 vjetësh katalanasit kalojnë rivalët e përjetshëm në numërimin e fitoreve: 96 me 95.

Vetëm nga një ndryshim në krahasim me 22 lojtarët që luajtën Kupën: nga njëra anë Solari nxjerr në fushë Bale nga fillimi, me keqardhjen në fund të pjesës së parë, që e pa uellsianin ndër më të dobëtit në fushë, i zëvendësuar pas një orë loje mes fërshëllimave. Në anën tjetër Valverde rigjen Arthur, por mbi të gjithë një Messi të inspiruar në krahasim me të mërkurën. Rezultatet janë menjëherë evidente, sepse pas një starti fantastik të Real Madrid që prodhoi një goditje të Kroos, ndalur në limite nga Ter Stegen, Pleshti mbolli panik në prapavijën merengue dhe fali Courtois në dalje, me një prekje të lehtë që kaloi ngjitur me shtyllën. Los Blancos vunë në fushë impenjim e sakrificë, por Barça goditi në të 26 me Rakitic, që befasoi Ramos dhe e dërgoi topin mbi Courtois.

Madrilenët provuan të reagojnë si mundën, por ofensiva nuk funksionoi. Kështu, pavarësisht sforcove, për të qendruar në lojë Solari duhet të kapet sërish tek Courtois, deciziv në të 39’ në goditjen e Suarez. Një ndeshje ku nuk mungoi edhe tensioni, në goditjen me bërryl të Ramos në fytyrën e Messi, episod të cilin arbitri Mallenco e anashkaloi. Një sinjal i qartë nervozizmi që ka përfshirë Real, edhe këtë herë me shpresën tek shpejtësia e Vinicius që në fakt tek më e bukura, humbet mes zgjedhjeve të gabuara, konkluzioneve jashtë kuadratit e mungesës së fatit. E vetmja zgjidhje që i mbetet Solari për të drejtuar ndeshjen është Isco, i thirrur nga publiku i Bernabeu. Por fantazisti nuk mund të bënte asgjë në 15 minutat e fundit ku Blancos kishin mbaruar benzinën, duke u dorëzuar ti thonë lamtumirë objektivit të dytë sezonal në harkun e katër ditëve. Jo vetëm kaq, Real Madrid kolekionon edhe humbjen e tretë radhazi në shtëpi, gjë që nuk ndodhte prej 15 vjetësh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *