• |
ide | kryesore

Vrasja në Bllok, dorëzohet në polici i fejuari i Elvana Gjatës

Kryesore, Lajme, Të fundit



Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës është dorëzuar në polici. Mata akuzohet për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në muajin tetor të vitit 2018. Prej që asaj dite Ervin Mata ishte shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur në ish-bllok, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç.

Me arrestimin e Matës, ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve për këtë ngjarja, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç.

Më herët janë arrestuar Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar, dhe sipas Prokurorisë vrasja ndodhi për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila ditën e ngjarjes ndodhej në një dyqan pranë lokalit “Monopol” ku ndodhi krimi.

Partneri i Elvana Gjatës, Ervin Mataj, i cili ka qenë në lokal rreth orës 18:30 ka dalë jashtë ku besohet se është takuar me këngëtaren dhe më pas është rikthyer i acaruar në lokal. Dyshohet se në këtë kohë ai ka kërkuar të bisedonte me Ervis Martinaj me pretendimin se personi që kishte ngacmuar këngëtaren ishte i njohuri, i tridhjetë e gjashtë vjeçarit që më pas mbeti i plagosur me një plumbë në qafë.

Në lokal me Ervis Martinaj ka qenë dhe i plagosuri tjetër Erion Hati i cili ka nisur të debatojë me ushtarakun Mariol Bilo, të cilit i ka thënë disa herë: “Pse më sheh? Cfarë ke që shikon? ”

Në këtë kohë në lokal ka hyrë edhe Fabian Gaxha, i cili sipas prokurorisë është drejtuar te ushtaraku Marviol Bilo dhe e ka sulmuar fizikisht madje e ka goditur edhe me tytën e armës. Si pasojë pistoleta ka kryer qitje të pavullnetshme dhe për pasojë një predhë është gjetur në tavanin e lokalit.

Në këtë moment Ervis Martinaj që ndodhej pranë banakut ka hyrë për të ndarë përleshjen fizike, por efektivi i forcave komando ka nxjerr armët dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur Fabian Gaxhën e duke qëllluar me tetë plumba Elion Hatën.

Si pasojë e të shtënave Ervis Martinaj ka marrë një plumbë një qafë. I pyetur pas ngjarjes ka mohuar të ishte thirrur në takim nga Ervin Mata.

Gjatë dëshmisë së tij Martinaj ka thënë se ka qenë në një ambient tjetër të zonës dhe rastësisht ka shkuar te lokali “Monopol” pasi ishte ftuar nga pronari për një gotë verë.

DESHMIA E ELVANA GJATËS
Këngëtarja ka rrëfyer në polici se ishte para lokalit “Monopol” pasi i ka dhënë çelësin e shtëpisë të fejuarit të saj, Ervin Mata, dhe takimi mes tyre ka ndodhur në trotuar në ish-Bllok. Sipas dëshmisë së saj, në këtë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit të saj, me të cilin kanë filluar të shtyhen.

Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Marviol Bilo, por personat e tjerë janë larguar në drejtim të Sky Tower. Në bazë të dëshmive të personave të pyetur, por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

Ky është edhe momenti kur Elvana Gjata mendohet se është larguar me makinë nga rrugica përballë lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Këngëtarja ka sqaruar se këta djem nuk i njihte dhe nuk i kishte parë ndonjehërë. Këtu me siguri ajo i referohet konfliktit të bashkëshortit të saj me biznesmenin Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar. Pas pak ajo është larguar me makinë, dhe nuk kishte asnjë të dhënë se çfarë kishte ndodhur më pas. Policia e ka pyetur këngëtaren edhe për konfliktin e ndodhur brenda lokal “Monopol”, disa minuta pas sherrit në trotuar mes Ervin Matës dhe të panjohurve të saj, por Elvana Gjata ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur pasi nuk ka qenë në vendgjarje.

Këngëtarja ka pranuar se komandon Merviol Bilo, i cili ekzekutoi Fabian Gaxhën, e plagosi Martinajn e Haton e ka kushëri dhe ai qëndronte herë pas here me të dhe me të dashurin e saj, Ervin Mata.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *