• |
ide | kryesore

Zgjedhjet për kreun e myslimanëve, tërhiqet nga gara një tjetër kandidat

Lajme, Të fundit



Një tjetër kandidat është tërhequr nga gara për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Mësohet se është tërhequr nga gara Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha dhe aktualisht në garë janë 3 kandidatë.

Kujtojmë se një ditë më parë u tërhoq nga gara për një mandat të dytë kreu aktual i KMSH, Skënder Bruçaj.

Aktualisht në garë për kreun e ri të KMSH janë myftiu i Tiranës Ylli Gurra, nënkryetari i KMSH Bujar Spahiu si dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku.

Nga 95 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm me votë të fshehtë që do të zgjedhin kryetarin e KMSH me një mandat 5-vjeçar të pranishëm për votim janë 90 prej tyre.



1 Comment

  1. Ky muhabet po behet si tenderat e Ripjelljes qe ne tre konkurues, dy jane me oferta 0! Vari trapius Shqypni, sa poshte ke rane, burrat e dheut të thirrshin nanë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *