• |
ide | kryesore

Dokumentet kompromentuese: Manchester City rrezikon seriozisht Champions

Sport

Manchester City është në telashe: skuadra e Guardiola po bën shumë mirë, por problemet janë jashtë fushës. Zbulimet e bëra nga revista gjermane Der Spiegel, në fakt, janë nga ato që mund ti fundosin Citizens: flitet për sponsorizime fiktive. Uefa po heton mbi Abu Dhabi United Group, fondi i investimeve të pronarit Sheik Mansour për të trukuar sponsorizimet. Janë në fakt 150 milionë stërlina që ka përfituar City përmes fondit të maskuar: që nëse provohet, do të sillte përjashtimin e skuadrës angleze nga edicioni i ardhshëm i Champions League.


Sikur të mos mjaftonte edhe Football Association po hedh dritë mbi cështjen Bruno Zuculini që u ble në 2014 e pastaj u huazua tek Valencia. Po shqyrtohet dhunimi i rregullës së palës së tretë të partneritetit, ose blerja nga fondi i investimeve të kartonit të një lojtari, për të nxjerrë fitime nga transferimet e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *