• |
ide | kryesore

PD: Rama nuk lejon Ruçin të tregojë orën e mbledhjes së parlamentit

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike akuzon kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi se mban të fshehtë orën e mbledhjes së parlamentit të martën. Në faqen e internetit është publikuar data e mbledhjes së parlamentit të martën , por jo ora e tij. Kjo për të shmangur protestën e opozitës.

“Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqësuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!” – shkroi në rrjetet sociale, Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Ai publikoi edhe pikën 2 të nenit 30 që detyron Kryetarin e Kuvendit të njoftojë orën në mbyllje të seancës plenare.

“Drejtuesi i seancës plenare ose kryetari i komisionit, para se të mbyllë përkatësisht seancën ose mbledhjen, njofton orën e fillimit të seancës plenare ose të mbledhjes së ardhshme”. Kjo nuk ndodhi në seancën e së martës, e cila u thirr në ilegalitet nga frika e protestës së opozitës” – thotë Bardhi.



6 Comments

  1. PO PSE KESHTU DO SHKOJE KJO PUNE PER 2 VJET E GJYSEM? OR HAJVANER NUK MBAHET PUSHTETI ME KURVELLIQE TE TILLA. MBLIDHUNI , BENI NDRYSHIMET NE SISTEMIN ZGJEDHOR DHE NE TE GJITHA FUSHAT E TJERA DHE CAKTONI DATEN E ZGJEDHJEVE. PASTAJ FITOFTE ME I MIRI .

  2. Ftoj kryeministrin , te kaloj qeverine ne ilegalitet. Nje dite te shpia Ballukut, nje dite te shpia spiropalit e keshtu me rradhe.
    Ose mbylle qeverine ne bunker ne surrel.

  3. Shpellaret e salihut te qarrit dhe Mziut behen trima ne portal kur dalin ne protest zihen me hekrat kerpullen dhe me eren,pastaj kur I cojne ne polici shurrohen ne brek dhe kerkojne meshire,na falni se nuk e bejme me,keta jeni ju shpellaret e salihut kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *