• |
ide | kryesore

Sërish ters? Sapo Rama veshi xhupin, Liverpool humb vendin e parë (FOTO)

Pikante



Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u pa në disa dalje publike me xhupin e Liverpool të veshur. Edhe pse tifoz i deklaruar i Juventusit, kreu i qeverisë, duke ndjekur edhe ecurinë e mirë të skuadrës angleze në Premier League dhe Champions League, vendosi të dilte me “look” të ri. Veshja e kryeministrit shkaktoi debate pasi mbi xhup reklamohej edhe një kompani bastesh, por nuk mbaron me kaq.

LEXO EDHE: Rama, ters edhe në Miami? Shkon të shohë ndeshjen Pacers – Heat, ikin dritat në arenën e sportit

Tashmë është krijuar ideja se të gjitha skuadrave për të cilat bën tifo Rama, u ndodh diçka e keqe. Sa herë shkon Rama në stadium, humbet Kombëtarja. Sa herë komenton ai Juventusin, bardhezinjtë dështojnë në Champions. Mesa duket “tersi” i Ramës ka ndjekur edhe Liverpoolin. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp barazoi në derbin me Everton duke i lënë vendin e parë Manchester City që kryeson tashmë renditjen me 1 pikë para “The Reds”. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahen meme ku shfaqet tekniku gjerman i Liverpool duke i kërkuar kryeministrit Rama të largohet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *