• |
ide | kryesore

Strakosha feston me shqiponjën, derbin e fituar me Romën

Sport



Thomas Strakosha ka bërë një performancë të jashtëzakonshme në derbin me Romën dhe festimi pas ndeshjes ka qenë me shqiponjë. Në fakt është një koincidencë, sepse bëhet fjalë për shqiponjën e Lazios, që është bashkuar me bardhekaltrit për të mbajtur sa më gjatë në memorie këtë rezultat. E nëse Lazio është imponuar 3-0 dhe nuk ka pësuar gol është meritë piëkrisht e portierit të kombëtares së Shqipërisë, që ka marrë vlerësimin e medias italiane.

Tre pritje vendimtare në harkun e 90 minutave, e për më tepër kur rezultati rrezikohej seriozisht, i kanë dhënë Strakoshës notën 6,5. “Luan me kujdes. Në pjesën e dytë mban skuadrën në lojë me pritjet ndaj El Shaaraëy e Florenzi” shkruhet në vlerësimin për numrin 1. Megjithatë, pritja më e bukur e Strakoshës ka qenë në pjesën e parë, kur bllokoi tentativën e Dzekos, duke i kujtuar të gjithëve se kohët e vështira mbaruan…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *