• |
ide | kryesore

VIDEO/ Penallti për Laçin në minutën e fundit, arbitri dhunohet në fushën e Kamzës

F1, Sport



Në fushën e Kamzës ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në futbollin shqiptar. në përfundim të takimit, tifozët vendas kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë goditur arbitrin Eldorian Hamiti pasi në minutën e fundit dha një penallti për Laçin duke bërë që ndeshja të mbyllej 1-1.

Stjuartët kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë tentuar të shmangin dhunën e mëtejshme. Mësohet se ka pasur presion nga tifozët për të fikur kamerat e “Superpsort”.

Policia ishte e fundit që ka ndërhyrë për të shmangur sherrin e mëtejshëm mes tifozëve me arbitrin. Pas dhunës mësohet se janë shoqëruar rreth 20 persona. Panorama raporton se mes të ndaluarve është edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri. ©LAPSI.al

Dhunë on Vidnews.

bandicam 2019-03-03 16-00-35-202.mp4 on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *