• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane reagon për protestën e opozitës: Shmangni pikat e grumbullimit

Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës së bashkuar, e cila do të vijojë dhe ditën e nesërme. Ajo bën thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.

Në apelin e ambasadës theksohet se grupi i protestuesve demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës dhe situata mund të precipitojë pasi nuk është përcaktuar as afati se sa do të zgjasë tubimi i thirrur nga opozita e bashkuar.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, njofton ambasada amerikane.

 



2 Comments

  1. Kete e ben per qytetaret Amerikane apo Shqiptare? Nese e ben per qytetaret Shqiptare, nuk eshte institucion ligjzbatues etj dhe presidenti duhet te shpalle non Grata kushdo qe ka miratuar tekstin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *