• |
ide | kryesore

Del dokumenti/ Babai dhe gruaja e Tahirit udhëtuan me Moisi Habilajn, por nuk figurojnë në TIMS

Lajme, Të fundit

Gazetari Basir Çollaku ka treguar në emisionin “Opinion” një dokument të dosjes së Saimir Tahirit mbi një udhëtim që Moisi Habilaj, kreu i bandës së trafikut të drogës ka pasur në Itali me babain e ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij. Gazetari tha se skandali është se Moisi Habilaj, Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Tahiri kanë udhëtuar në të njëjtën sedije të avionit “Alitalia”, por emrat e tyre janë fshirë nga sistemi TIMS. Kjo sipas tij për të hequr çdo alibi për lidhje të Tahirit me Habilajt pas plasjes së skandalit.

“Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe bashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë. Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, Alitalia. Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera” – tha Çollaku duke treguar edhe dokumentin e siguruar nga dosja “Tahiri” e cila ka shkuar tashmë në gjykatë. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Tmerr.Edvin Rama e ka kthyer Shtetin ne nje organizate mafioze.Kush ka urdheruar dhe kush i ka fshire
    emrat e tyre nga sistemi TIMS,duhet te denohet ashper,ndryshe nu nuk mund te flitet më per Shtet.Edvin
    Rama meriton burgim te perjetshem,ne mungese te denimit kapital.Dëmet qe i ka shkaktuar Shtetit
    shqiptare ky skizofren,nuk ja kan shkaktuar as pushtuesit e huaj.Nje bravo te madhe per Gazetarin Basir
    Çollaku,dhe per te gjith gazetaret investigative,pararojes se Demokracise shqiptare.

    1. Me keta lloj njerzish, kerkon pd te vi ne pushtet. Arrogant dhe fodull deri ne neveritje. Imagjinoni c te bejn keta te vin ne pushtet, i shkelin njerzit si milingona.

    2. Asnje nuk ka fshire emrat nga sistemi tims. Po ti mos bej propagande . biles fillon dhe me fjalen ‘TMERR’..
      Ky gazetari eshte aq i zgjuar qe te kuptoje se ne te dhenat e Alitalia nuk behet fjale per te njejten dite. Ky detaj eshte pare dhe sterpare nga prokuroret , biles ka pasur dhe leter porosi me italine per te dhenat e Alitalies.. dhe doli qe ishte nje genjeshter.

  2. Per psiko skizofrenet e ridhjerjes ky gazetar hyn tek -Kadrinjte-Sepse ata qe denoncojne aferat e qeveritareve te korrupuar keshtu etiketohen nga keta rop qirat e pa emer te ridhjerjes dhe ketyre freshisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu