• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve, SHBA: Opozita të angazhohet brenda institucioneve

Lajme, Të fundit



Philip Reeker, Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, duke u ndalur tek situata më e fundit në Shqipëri, tha se palët duhet të ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, tha Reeker në Shkup, cituar nga Zëri i Amerikës.

Ai shtoi se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit, të reformohet gjyqsori:

“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.



3 Comments

  1. Ky amerikoni foli tamam per ramen,sipas ketij shpellari ketu lart,foli dhe dash po tani o salih o lulu o mona cfare do beni lufte me ameriken duke u paguar nga putini

  2. Ky Ipaemer, kaqol komentusi, eshte me politikani i mediokerreve e te semureveme sindromen,,,DAUN, kujto se Amerika po don kelyshet e kuq, para te djathteve, edhe pse me kondrabanden e politikes keni mashtruar, por jeni po ato kodoshe, keshtu qe nuk pret njeri, apo opozitar nga nje kaqol keshilla se c;fare do bejne. Me mire o idit, fli gjume, se te le pershtypien se je nga fisi i gruas se debilit KM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *