• |
ide | kryesore

Icardi sulmues edhe në rrjetet sociale: like postimit të Cancelo që feston me Juventus

Sport



Është e gjitha për tu përcaktuar e ardhmja e Mauro Icardi, që prej disa ditësh duket i vecuar në shtëpi tek Inter. Në pritje të kuptohet se kur Maurito do të kthehet të luajë me zikaltrit, prej javësh janë shumëfishuar zërat në lidhje me interesin reciprok, me Juventus që nuk e ka fshehur një vlerësim të posacëm ndaj qendërsulmuesit. E pas like të Chiellini në letrën e hapur të Icardi, vjen një tjetër e dhënë në rrjetet sociale: në Instagram, në fakt, ish-kapiteni i Inter ka bërë një pëlqim në postimin e fundit të Cancelo që festonte fitoren e bardhezinjve në Napoli.

Një like sigurisht që nuk ka ndonjë rëndësi të vecantë, por është edhe e vërtetë që Icardi, së bashku me bashkëshorten-agjente Wanda Nara, që në fillim ka vendosur ta përballë cështjen edhe në rrjetet sociale, ku nuk numërohen postimet e drejtuara (pak a shumë direkt) shoqërisë e shokëve.

Kjo është edhe arsyeja që nuk mund të kalojë pa vëmendje një like i Icardi tek Cancelo, ish-shoku i tij tek Inter, që festonte pikërisht triumfin juventin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *