• |
ide | kryesore

Flet avokati: Ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela do të dorëzohet

Lajme, Të fundit

Petrit Ismaili, avokati i ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaled Çela tha se klienti i tij “do të përballet personalisht me drejtësinë sapo çështja të shkojë në gjykatë”. Ai tha se nuk mund të dilte nga arratia për shkak sepse hetimet e prokurorisë kanë qenë të paragjykuara.

“Jaeld Çela është akuzuar nga prokuroria për një vepër shumë të rëndë. Duke qenë i kësaj fushe ai e ka kuptuar se situata është e paragjykuar. Dhe këtë ia jep edhe përfundimi i hetimeve. Patjetër që do të përballet me hetimet.

Të shkojë në burg pa një akuzë konkrete, ai ndihet i paragjykuar. Nuk është dorëzuar se është i paragjykuar. Në një vit e gjysmë hetime mbrojtjes nuk i është dhënë asnjë provë. Këtë e ka vërtetuar vetë akuza që në asnjë rresht nuk ka përmendur në asnjë rast Jaled Çelën.

Pse kishte kontakte me Florian Habilajn? Nuk ka asnjë telefonatë dhe asnjë mesazh me këta persona. Kishte vetëm një SMS natën e vitit të ri në 31 dhjetor me Artan Habiljan dhe jo Moisi Habiljan dhe Çela nuk i ka kthyer fare përgjigje një numri të paregjistruar” – tha avokati Ismaili. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Keta police ,, kuadro te rilindjes, qe po punonin aqe mire si cunat e Saje Qorrit, kur nuk na paskan bere shkelje, e nuk kane ndihmuar ne eksportin e drogave perse kane frike? A po deri sa te kopsiten alibite, e akrobacite e fshehjes se fakteve na dalin si kerpurdha pas shiut, ashtu sic beri Balili qe i qeshi vete dorezimit. Kjo, e shume, e shume vepra penale qe nuk po denohen , por fshihen nga pushteti, e personalisht nga banditi KM, po tregon se drejtesia as qe eshte, e do jete ne funksion te qytetarit e kushtetutes, por ne mbrojtje te gangstereve, bandave, narkomaneve e abuzueseve shteterore. Ketu c;do gje ka humbur besimin e realiteti fshihet me reklama e fasada mashtruese.Vetem me revolucionin e ri demokratik, do mund te vendoset e drejta demokratike, kushtetuese per popullin tone, po qe se vazhdon situata ne dore te kodosheve mashtrues, shqiptaret do hane njeri tjetrin, ose do shqyejne kufijt, e ketu te mbeten vetem mashtruesit e barbaret rilindas.

  2. KETA SKANE ME TURP E DALIN TELEVIZIONEVE NGA DREJTIME TE PADITURA . KUR LARGOHET KY MENDONI SE CDUHET TE BEJE NJE MASKARA?

  3. Keta lloj policesh qe vet dorzohen pas 6 muajsh apo per nje vit kane marre nje fare garancie nga keta zagaret e qeverise .Se deri tani mund te jene prishur te gjitha provat e implikimit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu