• |
ide | kryesore

Nesër 4 deputetë të rinj në kuvend/ Çfarë do të ndodhë në protestë?

Arkiva



Dy ngjarje kanë ndodhur paralelisht: Pas kërkesave të shumta shumica parlamentare e shpalli orën e mbledhjes së kuvendit, e cila do të jetë të martën në mëngjes në ora 10:00, ndërsa menjëherë pas kësaj opozita jashtë parlamentare ka shpallur mbajtjen e një tubimi që ashtu siç e ka paralajmëruar do të bëhet sa herë të mblidhet ai që PD e LSI tashmë e konsiderojnë si parlament ilegjitim.

Por, krahas këtyre vendimeve politike po merren masa edhe për detajet teknike. Duke qenë se këtë të martë situata do të jetë edhe më e tensionuar për dy arsye, së pari se aty për herë të parë do të betohen 4 deputetë dhe së dyti sepse policia nuk ka miratuar mbajtjen e tubimit, palët po hartojnë stratejitë e tyre. Në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve është marrë vendim që deputetët të jenë që në ora 9:30 minuta në sallë në mënyrë që ata të mos pengohen nga protestuesit. Në po të njëjtën mbledhje ministri Sander Lleshaj u ka garantuar deputeteve hyrje te sigurt ne seancë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka kërkuar të mos ketë skena si ato që ndodhën javën e shkuar, në protestën që u shoqërua me dhunë mes policisë dhe protestuesve.

Por me tu njohur me këto manovra të kundërshtarit, opozita ka bërë thirrje që përkrahësit e saj ta rrethojnë që në ora 09:00 parlamentin, në mënyrë që deputetët ose të mos lejohen të hyjnë ose të njollosen si në rastin e ministrit Klosi dhe deputetit Sterkaj, një javë më parë. Dhe këtë herë PD duket se e ka seriozisht. Ajo i ka bërë thirrje edhe militantëve nga rrethet të mblidhen në Tiranë, ndërsa nënkryetari i kësaj partie Edi Paloka ka deklaruar se nuk është mirë që inidiferentët të “guxojnë” të afrohen pranë kuvendit.

KQZ plotëson vakancat, cilët janë 4 deputetët e rinj të Kuvendit (Emrat) 

“Do jemi ca me shume kete here dhe pak me “te gjalle” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva qe na kishin mbetur te fjetura. Kam nje thirrje vetem per ata qe kur njerzit protestojne, kane qejf te sodisin nga televizionet e kafeneve; ne se nuk vini ne proteste po per arsyet tuaja keni qejn te rrini ne kafe, zgjidhini kafet sa me larg…”

Por nga ana e saj edhe policia po merr masat për këto paralajmërime. Mjedisi rreth sallës është mbushur tashmë me kamera dhe krahas polisicë aty do të jenë të gatshme edhe trupat speciale. Kjo e ka bërë Lulzim Bashën të deklarojë se përpos policisë qeveria ka thirur ne ndihmë edhe trupa të ushtrisë të maskuar si policë ndërsa Sali Berisha ka denoncuar ngritjen e postblloqeve policore në të gjithë vendin nga drejtori i policisë Ardi Veliu.

Deri më tani me sy shikohen vetëm gardhet e vëna rreth kryeministrisë dhe në të gjithë lulishten para Piramidës gjë që tregon se Rama i trembet edhe një sulmi drejt kryeministrisë pas tubimit para parlamentit.

Deri më tani asnjë nga palët nuk e përjashton dhunën si mjet në përplasjen e njerzve dhe i vetmi debat po bëhet nëse duhet përdorur apo jo më gazi lotësjellës që ka shpërndarë turmën në dy protesta. Pas lëshimit të tij policia u akuzua se po jep përgjigje të shproporcionuar ndaj revoltës opozitare gjë që bie ndesh me rezolutën e parlamentit europian mbi protestat violente (lexo poshtë).

©Lapsi.al 

Pse Parlamenti Europian e dënoi dhunën e policisë?



13 Comments

  1. Gjate protestes do te ndodhe ajo qe nuk ka ndodhur kurre shpellaret e pd do te kerkojne te perdhunojne shpellaret e lsi keta do ti pergjigjen me vendosmeri si mona duke pranuar perdhunimin per idealin e opozites se bashkuar

    1. Ironike baballaret e ketyre per 50 vjet MBURESHIN se dolen nga shpellat dhe moren pushtetin. Bijte e tyre , haruan te kujte jane, dhe shajne te tjeret. Kane bere dhe filma, libra, romane etj se si moren pushtetin shepllaret komunist.

  2. Do te vertetohet edhe njeher sa e madhe eshte deshira per LIRI. Per LIRIN e bershes lulit mones dhe gjithe batakcinjve te djatht dhe te majt. Dilni neser dhe shpetojini keta nga burgu. Perpara o burra mos i lini ne balt ata qe na baltosen per 30 vjet.

  3. Nuk arroj te kuptoj dicka, si mund te kete kaq shume Balla dhe Spiropaler nje popull kaq i vogel? Si munden qe per nje rroge mujore te quajne shpellare protestuesit nderkohe qe gjysmen e rroges qe marrun e paguajne taksa per te nsertuar nje rruge qe kushton 20 milion euro kilometri? A ka njeri qe mund ta shpjegije kete? Sipas ketyre qenjeve (se njerez nuk mund te quhen) francezet qenkan para epokes se gurit. Po kur KM i tyre i dashur te jape doreheqjen ku do shkojme keta qenje? Apo ndoshta do fillojne te shkruajne ne favor te Lulit e Mones? Ndoshta….

  4. TI QINE MOTREN ME TE BUKURIT QE HYNE NE ATE VEND KURVASH DHE KRIMINELASH . O SOT O KURRE . DERI NE FUND PER PASTRIMIN NJE HERE E MIRE TE PARLAMENTIT NGA KRIMINELET DHE PER TI KTHYER DREJTESINE POPULLIT . PER KETE JA VLEN TE SAKRIFIKOSH GJITHCKA .

    1. Ik e provoje bythen. Behu ti deshmori i pare. Dhe sala cdo vit do te siell lule te lapidari jot, e do mbaj nje fjalim se si u perleshe ti me te keqen. Pastaj do vej ne shpi e do qeshi e do i thot xenit qe ne kete bote po te gjesh budallenj qe te ndiekin pas nuk te ndodh asgje.

  5. I pari qe duhet ta mbledhesh veten je ti o dy;beri mavi, si duket ke shembullin e Kadriut qe perkujton me lote krokodili 21 Janarin.

  6. Zoterinj komentues dhe anal ista , nuk eshte faji i komentuesve qe rama tall koqet me ju dhe do vazhdoje te talli bolet me ju deri ne 2021.

  7. Neser do hane ca tym dhe ndoshta ca shkopinj gome ata gomeret e paguar per te bere rremuje (shpresoj qe mes tyre te jete thuthuqi Paloqe) pastaj Lulushi do ju beje thirje te terhiqen se do e rrezojme nje dite tjeter Ed Ramen ndersa Mona do dale me kallash si Stalini “asnje hap prapa” pastaj do filloni ju sharlatanet e medias sipas orekseve tuaj politike por te gjitheve ju a fut ne kthese Nikoll Lesi me kostumin e Majkos

  8. Deputeti duhet te mari mandat nga populli, jo keshtu. Duhen kthen deputetet e zones, dhe zgjedhje po iku njeri, le tja japin dhe partise tjeter po te jet perfaqesus, jo keshtu.

    Ironike kur Azem Hajdari tha ne parlamentin e 1992 “Flasin deputetet e popullit, flasin dhe deputetet e listes”, me ironi per debatusin qe u fut nga lista e partise. Ironi me emrin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *