• |
ide | kryesore

“Tifozët duhet t’i puthin këmbët…”: Agjenti i Bale në konflikt të hapur me Real dhe tifozët.

Sport



Gareth Bale është shndërruar në një çështje tek Real Madrid. Fërshëllimat e fyerjet e marra në momentin e zëvendësimit në El Clasico të së shtunës kundër Barcellona ishin, ndoshta, pika e fundit që derdhi gotën.

Uellsiani, dukshëm në kontradikta me teknikun Solari, nuk po kalon një moment të lumtur me Los Blancos, por në mbrojtje të tij dhe kundër të gjitha kritikave të marra nga numri 11 i Real Madrid, ka dalë agjenti i tij Jonathan Barnett. Në mikrofonin e Sky Sports, prokuratori i Bale ka bërë qartësi për të ardhmen e tij dhe ka sulmuar hapur tifozët merengues.

“Tifozët e Real Madrid duhet të kenë turp: gjenerata e tyre duhet të kujtohet për golat e Gareth për vite të tëra e ai meriton respekt. Në këto gjashtë vite ka fituar gjithcka, është një nga lojtarët më të mirë në botë e tifozët duhet ti puthin këmbët. Lajmi për fërkimet me shokët e skuadrës është i pavërtetë. Jam i mërzitur me këto falsitete për një largim të tij: Gareth nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid, nuk do të shkojë askund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *