• |
ide | kryesore

Tifozët e Atletico Madrid formojnë aleancë me Napolin: “Ronaldo simuluesi i zakonshëm, do i’u marrim hakun…”

Sport



Pas ndeshjes së të dielës mes Napoli e Juventus, që mbylli fundjavën e Serie A, me shumë episode të diskutueshme, shumë tifozë të Atletico Madrid janë solidarizuar me ata të kaltër, duke sulmuar Cristiano Ronaldon e duke i kërkuar ti mbështesin në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League që do të shohë të impenjuar Colchoneros javën e ardhshme, kundër Juventus, në fushën e Allianz Stadium.

Episodi më kontrovers, e thënë edhe nga tekniku Ancelotti, ishte ai i kartonit të kuq për portierin e Napoli Meret, për prekje të pretenduar ndaj Cristiano Ronaldo, që u rrëzua përtokë. “Edhe në Itali të gjithë kritikojnë Cristianon, është simuluesi i zakonshëm – kanë komentuar mbështetësit e Atletico në rrjetet sociale -. Kundër një Juventusi të shëmtuar, Napoli nuk meritonte të humbiste. Shpresojmë tiu marrim hakun: të dashur napoletanë, në 12 mars bëni tifo për ne!“. Me pak fjalë, duke parë rivalitetin mes të kaltërve dhe bardhezinjve, do të jetë praktikisht e sigurtë që tifozët e Napoli të mbështesin djemtë e Simeone në kthimin e Champions League në 12 mars në Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *