• |
ide | kryesore

Tjetër mungesë e rëndësishme kundër Juventus: Atletico Madrid pa tre titullarë në Torino

Sport



Diego Simeone rrezikon seriozisht të bëjë pa një tjetër titullar në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League Juventus-Atletico Madrid, në program për tu luajtur në 12 mars. Filipe Luis kundër Real Sociedad ka pësuar një dëmtim muskular në këmbën e majtë e gjendja e brazilianit do të vlerësohet ditë pas dite, ashtu si shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit spanjoll.

“Filipe Luis vuan nga një lesion muskular në soleus të këmbës së majtë, si ka rezultuar nga rezonanca magnetike ndaj të cilës i është nënshtruar të hënën në mëngjes në klinikën Navarra. Mbrojtësi brazilian, gjendja fizike e të cilit do të vlerësohet ditë pas dite, është zëvendësuar në pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Sociedad”.

Kështu, pas dy të skualifikuarve për shumë kartonësh të verdhë, Diego Costa e Thomas, Atletico Madrid rrezikon të ketë një tjetër munges të rëndësishme në ndeshjen më delikate të sezonit. Në fakt, në ndeshjen e la Liga, Simeone ka provuar Santiago Arias për të zëvendësuar Filipe Luis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *