• |
ide | kryesore

Trajneri i ardhshëm: “Real ka më shumë kandidatë se Julia Roberts”

Sport



“Real Madrid? Nuk kam probleme të kthehem. Është gjithnjë motiv krenarie të dish që një klub i madh në të cilin ke qenë, mendon ende për ty”. Fjalët e José Mourinho në lidhje më zërat insistues, që e shohin Special One në pankinën e Blancos ndezin edhe më keq merkaton.

E kishte paralajmëruar ish-presidenti i Real, Ramon Calderon, se merengues duan të kthejnë në pankinë Mourinho, që mes viteve 2010- 2013 fitoi një kampionat e arriti tre gjysëmfinale të Champions, duke ndërtuar bazën e Realit fitues të 4 Champions në 5 edicionet e fundit). Pankina e Santiago Solari, pas dy humbjeve me Barcellona, është në dyshim të fortë dhe portugezi në deklaratën e tij vetëm shprehet i gatshëm të rikthehet. Edhe menjëherë.

“Calderon di më shumë se sa unë, e kjo është normale. Nuk di gjë me saktësi, por është motiv i një krenarie të madhe të dish që Real mendon ende për mua” ka thënë tekniku për BEIn Sport. Mourinho mund të jetë një kandidat dhe i fortë, por dëshirës dhe ambicjes së portugezit i është përgjigjur me ironi Solari: “Një rikthim i Mourinho? Ky klub ka patur gjithnjë më shumë kandidatë se Julia Roberts”. Kështu, argjentinasi i Real Madrid, në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së Champions League kundër Ajax në Bernabeu, i përgjigjet pyetjes mbi rikthimin e mundshëm të Jose Mourinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *