• |
ide | kryesore

Veseli: Çdo qeveri mund të bjerë nëse rrezikon raportet me SHBA-në

Lajme, Të fundit



Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Mitrovicë se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e Bondsteel-it në Kosovë, mund të bjerë. Veseli tha se ai është tërhequr nga debati për raportet e Kosovës me SHBA-të, pasi sipas tij është e turpshme se si po trajtohen qytetarët e vendit.

“Të gjitha qeveritë mund të ecin e Bondsteeli jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA. Ju e keni vërejtur që unë jam tërheq nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu, kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, deklaroi Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Veseli tha se Serbisë do t’i përgjigjemi ashtu si e meriton dhe se politikanët e kanë për detyrë mbrojtjen e Kosovës.

“Serbisë do ti përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. Nuk mundet askush vet me mbrojt Kosovën. Ju kujtohet kur i pata thënë Avduallahut që me na lanë edhe neve me i ndihmu me mbrojt Kosovën. Edhe këta tjerët, njësoj duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigj qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, tha Veseli.

 

 



2 Comments

  1. Çdo individ qe me dashje ose pa dashje e çon vendin e tij ne skaj te rrezikut duhet te largohet nga politika, kjo eshte me e pakta. Veseli duhet te denoje Presidentin Thaçi qe e futi Kosoven ne kete spirale ku tradhtia e injoranca po e demtojne pa mase Kosoven.

  2. Veseli eshte terheq
    Po’ psé o Veselo ashtu e mbron integritetin ti
    Amerika First thote Trumpi
    edhe ai Ka me mijra kundershtare
    Po’ s’ terhiqet.
    Haradinaj jua t’ha troc
    Me hiqni mua beni Ca’ te doni
    Do bjere qeveria
    Ai ty ste njeh fare
    Psé ore ne duhet ta blejme me toke cdo te drejte?
    Kur te tjeret e Marrin qyl.
    Toke nuk prodhohet me Ka thene nje i mencur mos e shit ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *