• |
ide | kryesore

Veseli: Mitrovicën nuk e shesim

Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë përfundimtar dhe se pas kësaj Kosova do të marrë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Procesi i dialogut do të jetë përfundimtar, nga i cili Kosova do të marrë ulësen e OKB-së. Ne Mitrovicën nuk e kemi për ta shitur, as për ta bleë, e as me mbrojt vet. Ne duhet të respektojmë kushtetutën e Kosovës. Vendimmarrja do të jetë në institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Ai përsëriti faktin se orientimi final i Kosovës është vetëm perëndimi, duke pohuar se nuk do të lejohet të ftohen marrëdhëniet në asnjë rrethanë me SHBA.

“Ne nuk do të lejojmë ftohje me SHBA-në. Në të njëjtën kohë është ekonomia e lirë e tregut dhe inovacionit e ndërmarrës e cila do të zhvillohet në vend. Kosova është e të gjithëve”, tha Veseli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *