• |
ide | kryesore

Bën mbjellje mjekre, një muaj jashtë fushës: Bordeaux i shokuar nga rasti i pabesueshëm i Sankharé

Sport



Dëmtimet e lojtarëve janë nga më të ndryshmit, por në Francë po bëjnë llogaritë me të pabesueshmen. Bordeaux është ende e cuditur nga dëmtimi më absurd i Younousse Sankharé. Mesfushori senegalez, 29 vjecar, po qendron jashtë fushave të lojës prej më shumë se një muaji për shkak të një dëmtimi… në qimet e mjekrës.

L’Equipe ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur me mesfushorin e datëlindjes 1989 me një të shkuar tek Lille, duke shpjeguar se Sankharé vuan për shkak të një mbjellje të mjekrës që e ka bërë për motive mode e estetike. Dicka në ndërhyrje do ketë shkuar keq, sepse pati një infeksion dhe që atëherë lojtari është me temperaturë dhe ka lodhje. Kohët e rekuperimit të mesfushorit të Bordeaux nuk janë ende të ditur, sepse natyra e tij nuk të lejon ti caktosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *