• |
ide | kryesore

Chelsea kundërshton bllokimin e merkatos: reagimi i Fifa-s është enigmatik

Sport



Merkato e bllokuar për dy sesionet e ardhshme, por Chelsea nuk është dakord dhe i kundërvihet vendimit. Përmes një komunikate zyrtare, Fifa ka konfirmuar, në fakt, që klubi i Premier League ka prezantuar ankimimin kundër bllokimit të vendosur, pasi londinezët u gjykuan fajtor se thyen rregullat ndërkombëtare të lojtarëve nën 18 vjec.

Klubi i Abramovich, që përvec bllokimit është gjobitur edhe me 600.000 dollarë, kishte lajmëruar muajin e shkuar se dëshironte të bënte ankimim kundër vendimit të Komitetit Disiplinor të Fifa e tani ka ardhur zyrtarizimi.

Përvec kësaj, nuk dihen shumë gjëra, sepse Fifa ka deklaruar në komunikatë se nuk është në gjendje të vendosë një datë për procesin, por as të përcaktojë nëse bllokimi i merkatos do të hiqet në pritje të seancës së apelit. “Cdo vendim mbi mundësinë që sanksioni mbetet apo jo në fuqi gjatë kohës së ankimimit, duhet të merret nga presidenti i Komisionit të Apelit të FIFA”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *