• |
ide | kryesore

“Është hera e fundit që flas me ju”: Icardi thyen raportet me Inter, Suning e përjashton nga posteri i partneritetit me Aux Group

Sport



Mauro Icardi e Inter janë në thyerje të plotë të mardhënieve e tani nuk ka më kthim pas, pas deklaratës së sulmuesit argjentinas në përfundim të takimit me tekniku Luciano Spalletti e mjekun social të Inter Corsini. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera, ish-kapiteni ka refuzuar hapur të kthehet të stërvitet me grupin, duke u ankuar për një dhimbje të fortë në gju e për më tepër i është drejtuar me fjalë të ashpra: “Kjo është hera e fundit që flas me ju”.

I vetmi që mund të kthejë qetësinë në dhomat e zhveshjes në këtë pikë është Zhang, që do të takohet me Icardi pas derbit, por sipas La Gazzetta dello Sport nëse argjentinasi do të vazhdojë të refuzojë të zbresë në fushë, Inter në javët e ardhshme mund të nisë procedurat ligjore, edhe pse cështja duket tepër komplekse në këtë këndvështrim.

Edhe takimi me Zhang nuk duket premtues në këtë pikë, sepse Suning e ka bërë të qartë si do ta administrojë cështjen. Në parteneritetin e ri komercial të Inter në Kinë, zikaltrit e kanë lidhur emrin e tyre me AUX Group, një shoqëri kineze e specializuar në fushën e produkteve elektrikë.

Por mes rëndësisë së një akordi komercial, spikat një detaj i rëndësishëm: mes lojtarëve të përfshirë në poster për të reklamuar akordin mungon argjentinasi, që në të shkuarën është përdorur si imazh për tregun aziatik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *