Sami Khedira përmirësohet dhe kthehet të stërvitet me Juventus. Mesfushori gjerman ka kryer kontrollet kardiologjike të parashikuara, që kanë evidentuar evoluimin klinik të mirë të trajtimit të bërë e ka nisur një program stërvitje të personalizuar. Për momentin është konfirmuar prognoza e rreth një muaji nga data e ndërhyrjes, për tu kthyer plotësisht në aktivitet: do të jetë në dispozicion të Allegri pas 15 ditësh, pasi ka kuruar aritminë atriale.