• |
ide | kryesore

Paris Jackson rrezikon karrierën nga dokumentari i babait të saj

Paparazzi, Slider



Dokumentari “Landing Neverland” që sillte dëshmitë tronditëse të dy djemve kundër Michael Jackson ka shokuar gjithë botën.

Wade Robson dhe James Safechuck kanë treguar se si këngëtari i njohur ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin në moshë shumë të vogël. Ky dokumentar pritet që të transmetohet gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar dhe familjarët e Michael kanë filluar të ndjehen në ankth. Veçanërisht vajza e tij, Paris, mendon se për shkak të tij mund t’i shkatërrohet karriera e saj si aktore. Sipas “The Sun” ajo u ka treguar miqve të saj se ka shpresuar shumë të ketë një karrierë të suksesshme, por për shkak të dokumentarit ka shumë pak shanse që të ndodhë kjo gjë këtej e tutje. “Ajo u shfaq në një film vitin e kaluar, por beson se dokumentari ka frikësuar regjisorët. E gjitha ka të bëjë me marketingun. Frika është se në çdo film që Paris mund të shfaqet, kur njerëzit ta shikojnë menjëherë do u kujtohet Michael dhe nuk do të duan ta shohin”, – ka thënë një burim pranë aktores. Për herë të fundit Paris Jackson është shfaqur në një film komedi në 2018, përkrah emrave të njohur si Charlize Theron, Amanda Seyfried, Thandie Newson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *