• |
ide | kryesore

Parlamenti/ Autogoli i Ramës me opozitën e re

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalimin e sotëm në parlament, të cilin e kishte konceptuar si një shantazh ndaj opozitës, Rama përgëzoi deputetët që nuk po i bindeshin Bashës dhe Kryemadhit si një opozitë e re, dhe tha se me ta do të votojë reformën zgjedhore për ti’u bindur Brukselit, që pret rezultate në verën e ardhshme. Ai së fundi këmbënguli se nëse PD dhe LSI nuk do të hyjnë në zgjedhjet lokale Rilindja do ti fitojë të gjitha bashkitë e vendit, madje edhe atë të Kukesit dhe Tropojës – theksoi Rama – në mënyrë që edhe këto qarqe të ndryshojnë në të ardhmen për mirë.

Por duke dashur ti maksimalizojë kërcënimet ndaj opozitës, që ajo të tërhiqet nga rruga që ka nisur, kryeministri harroi të ruajë koherencën e atyre që po thoshte dhe ra në kontradiktë. Sepse, ose me ata që po hyjnë në parlament, vendi po fiton një opozitë të re dhe nëse kjo opozitë është e besueshme, ajo mund të konkurojë në zgjedhjet lokale dhe të fitojë shumë bashki, ose ajo është një bashkim njerzish qesharakë që s’i beson askush dhe prandaj, as mund të konkurojë elektoralisht dhe për rrjedhojë as mund të quhet serioze. Pra Rama mund të pretendojë ose njërën ose tjetrën: Ose vendi po fiton një opozitë të re serioze, që të do ta rrezikojë PS-në, ose ajo nuk vlen asnjë grosh, prandaj nuk ia vlen të përgëzohet. Të dyja bashkë nuk mund të shkojnë brenda të njëtit fjalim.

©Lapsi.al 



11 Comments

  1. Analize shume e shtrember..

    Kur rama thote se :
    ”” Ai së fundi këmbënguli se nëse PD dhe LSI nuk do të hyjnë në zgjedhjet lokale Rilindja do ti fitojë të gjitha bashkitë e vendit””

    Nuk ka ndermend fare opoziten.. por se do te hyje ne zgjedhje kundra cdo personi qe do konkuroje kunder PS. Perfshi ketu dhe kandidatet e pavarur , sepse ne zgjedhjet lokale nuk eshte e rendesishme te jesh ne ndonje grupim politik.

    Pra ketu nuk ka asnje ‘kontradite’ sic ju pelqen ta quani ju… thjesht nese PD dhe LSI nuk hyne ne zgjehdjet lokale ai do ti fitoje te gjitha … pikerisht per arsyen se nuk do te kete kundershtare.

    Opsjonet qe jep jane komplet debile 1) ”’vendi po fiton një opozitë të re dhe nëse kjo opozitë është e besueshme, ajo mund të konkurojë në zgjedhjet lokale dhe të fitojë shumë bashki”’

    Edhe po te jete opozite e besushme nuk do te mund te jete gati per zgjedhjet ne qershor.. NUK KA KOHE.

    2) ” ose ajo nuk vlen asnjë grosh, prandaj nuk ia vlen të përgëzohet” .. Kush tha se nuk vlen ‘ASNJE GROSH’.. ???
    Rama e thote qarte qe ne fillim se ata duhen per ‘” se me ta do të votojë reformën zgjedhore për ti’u bindur Brukselit, që pret rezultate në verën e ardhshme “” . Pra jo vetem ai, por te gjithe e dine se keta persona qe ju i quani ‘tradhetare’ do te sherbejen vetem per te votuar ligjet deri ne zgjedhjet dhe per zgjedhjet e reja.

    Anal-ize per gomeret e ketij prtali.

  2. lapsi po mundohet te mbaj drejt tezat e veta..se rames po i ha sh per opoziten apo se ngelen pa perfaqsuar shtresat e opozites…do ua marin fuqin e pushtetit komplet,do ti bej ligjet sic do vet..jo ato me 71 po ato me 92 ..dhe si pperfundim kontributi i iluministeve te opozites eshte te bej lufte me mullinjte e eres…kokrrat e debilave..nejse me kaq injoranc pa dije dhe peng i te vjetres kjo opozite meriton te vej per lesh..kush sdi te riperterihet ,nuk rigjeneron e ne fund vdes..po shohim agonin e opozites..komplimente bushatit po eshte ai vertet ideatori i tezave opozitare..

  3. Ore aq budallenj i dini ju ata te Brukselit sa ju, qe ta quajne kete opozite te -”re”njerez qe marrin mandatin e votave te asj partie qe eshte votuar edhe kur kjo parti ka marre vendim per djegjen e mandateve?Aq autike ini ?Beini qefin veteso injorante.

  4. O Edo , tani do besh debat te forte me Ylli Shehun dhe Kujtim Gjuzin. Do perplaseni atje, ne kuvend.
    O Edo ca je tu bo lal. Po bohesh si Sala ne 97.
    Do vazhdosh me monologje daje?!
    Do flasesh me vete, apo do i besh leksione spiropalit dhe balles?
    Po ne zgjedhje lokale do hysh i vetem, si Enveri lale.
    O Edo po ku po e co shqipnin keshtu?!
    Pse se mendo dhe veten pjese e zgjidhjes?!
    Boll vodhe 20 vjet, hapi krahun te tjereve.
    Apo harrova une, ju te rilindjes nuk vidhni.
    O Edo i ke hip kalit se prapthi. Ki kujdes lale, nuk jane mire gjonat. Rujr veten, se je me lek.
    Mos le ti gezoj gent caka.

  5. Jeni bere karagjoz komplet z kryeminister.
    Jeni kapur ne flagrance duke vjedhur 30 mln eur dhe deri me sot asnje pergjegjesi nuk mbahet. Ky rshte nje skandal z kryeminister dhe eshte me i rendesishem se batutwt idiote qe ben zotrote. Batuta qe behen nga halli , se dhe ti vete e ke kuptuar qe te ka ardh fundi. Ju dha shansi dhe mundesia te beni dicka per kete vend, per kete popull, por ju rezultuat nje deshtin dhe zhgenjim total. Ishit i dobet, pa parime dhe ideale. U kthyet shpejt ne sherbetor dhe lango te krimit te organizuar dhe oligarkeve. Kudo korrupsion dhe perversitet. Njerez medioker, me fjalen “hajdut” te stampuar ne balle. E bete Shqiperine det hashashi. Keto nuk fshihen dha as zbukurohen nga batutat tuaja idiote dhe te neveritshme.
    Ju jeni kot z kryeminister. Po kot fareeeeee.
    Jeni i mbaruar. Rrini kot ne ate karrike ne funksion te misionit tuaj , vidh vidh vidh, se me para te vjedhura ne nje vend si Shqiperia blihet gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *