• |
ide | kryesore

Video katastrofa/ Real turpërohet në Madrid (1-4) nga Ajax

F1, Kryesore, Sport, Video



Miti i Real Madrid mori fund në Santiago Bernabeu, ku kriza e gjigantëve spanjollë u shfaq me gjithë madhështinë e saj. Të mundur 1-4 nga Ajax, pasi ishte fituar 1-2 ndeshja e parë në Amsterdam, nuk i kishte shkuar në mendje as tifozit më skeptik të merengues. Në cerekfinale shkojnë hollandezët, duke i lënë Solarit peshën e një turpërimi që vështirë se mund të kapërcehet nga Florentino Perez. Dy disfatat në El Clasico dhe eleminimi i pamenduar në 1/8 e finaleve të Champions, kompeticion ku ishin varur gjithë shpresat e Los Blancos, pasi kishin parë ti shuheshin ëndërrat titull dhe në Kupën e Mbretit nga Barcelona, e kanë bërë qendrimin e teknikut të pamundur.

Gjithcka është sjellë kundër argjentinasit të pankinës së Real, që ndoshtë për të treguar se mund të administronte kampionë, theu raportet me tre lojtarë Marcelo, Isco e Bale, duke krijuar një klimë të papërshtatshme në dhomat e zhveshjes, që reflektohet në fushë. E për të rritur dozën e vështirësisë, Solari humbi për shkak dëmtimi Lucas Vazquez e Vinicius në harkun e 6 minutave, nga e 29′ në të 35′. Dy sulmuesit e krahut, që u zëvendësuan nga Bale e Asensio, dolën nga fusha në lot.

Ndoshta keqardhja për atë që po ndodhte: duhej vetëm të administrohej fitorja, por Ajax ka shënuar dy gola në harkun e 17 minutave, duke kthyer situatën në favorin e tyre tashmë. Në minutën e 7 Ziyech ka shënuar golin e parë për hollandezët: merengues nuk janë aspak në lojë dhe nuk reaguan dot përballë furisë së një skuadre pa eksperiencë por shumë të talentuar. E në minutën e 18 Neres ka dyfishuar shifrat, duke mundur përsëri Courtois. E tani po, që kualifikimi anoi nga ana e hollandezëve.

Real Madrid ishte i shpërfytyruar dhe Santiago Bernabeu u bë dëshmitar i rrëzimin të një skuadre dominuese në futbollin që ka rëndësi. Ajax i turpëroi në mënyrën më të pamëshirshme merengues, me Tadic që shënoi golin e tretë në minutën e 62, duke e bërë ndeshjen të pakthyeshme. Real Madrid duhet të tregonte krenarinë. Tentoi ta bënte me golin e Marco Asensio në minutën e 70, e ndoshta mund të kishte tjetër impakt në ndeshje, nëse idea e një ‘remuntada’ nuk do të zgjaste vetëm dy minuta. Schoene realizoi në minutën e 72, golin e katërt, duke vendosur fatet e kualifikimit.

Kishte 15 vjet që Real Madrid nuk pësonte 3 humbje radhazi në shtëpi, por tani disfatat radhazi janë katër dhe fituesit e tre Champions radhazi janë eleminuar në 1/8 e finaleve. Më keq se kaq…



3 Comments

  1. Eeeeee po Ronaldo ishte kot.
    Marcelo u plak…….
    Isco s’ben dy leke…..
    Bake dhe Benzema jane me te lirshem tani qe iku Ronaldo………
    Po Var-in ç’ e deshet….?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *