• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tension para parlamentit, hidhen kapsolla dhe tymyese kundër policisë

Lajme, Të fundit



Opozita e bashkuar po proteston sërish përpara Parlamentit në të njëjtën kohë që zhvillohet seanca plenare. Në pedonalen para Parlamentit dhe në rrugët lidhëse janë vendosur forca të shumta policore. Ajo është mbyllur dhe nuk lejohet kalimi i personave të tjerë.

Efektivë të shumtë, rreth 1 mijë të tillë, kanë marrë masa për të mos lejuar protestuesit që të afrohen në sheshin përpara Parlamentit. Kordonët e policisë po mbrojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit. Në sallë bënë betimin 4 deputetë të rinj të LSI-së që pranuan mandatin e lënë bosh. Herë pas herë protestuesit hedhin kapsolla, tymyese dhe disa shishe uji në drejtim të kordonit të policisë që qëndron para hyrjes së Kuvendit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *