• |
ide | kryesore

Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

1, Arkiva, Ide



Edi Rama e braktisi me shpejtësi parlamentin të martën paradite duke njoftuar se do të udhëtonte drejt Italisë për të përmirësuar, tek fqinjët, imazhin që vendit po ia prishin protestat e opozitës. Ai u shfaq pak pas mesnatës në pjesën e tretë të “Porta a Porta”, te Bruno Vespa, me një format që do ta kishin zili edhe emisionet më servile të Tiranës. Përballë pati një gazetar, Pietro Senaldi, që merakosej për prishjen e stabilitetit shqiptar, si pasojë e ndërhyrjes së fuqive antiperëndimore, mikun e tij Igli Tare, që i sjell falas çarterin për të parë në stadium Kristiano Ronaldon dhe një investitor që merret me biznesin spitalor në Shqipëri, Mimmo Petrosillo.

Sikur për pak çaste aty të mos ishte shfaqur një intervistë me tone tejet kritike e Lulzim Bashës, e gjitha do të kishte lënë shijen e një propagande bajate, nga ato që qeveritë e vendeve të botës së tretë, i kontraktojnë me sektorët e marketingut të mediave të mëdha.

E gjitha ajo shfaqe e gërditshme, me siguri nuk u ka ndihmuar as italianëve, pjesa më e madhe e të cilëve në atë orë gjendeshin në gjumë dhe as shqiptarëve, që të tilla “mis en scene” i shohin me bollëk në ekranet e tyre.

Lexo më tej:

Rama në Rai: ‘Nuk është revoltë e popullit, por e pallatit të politikës”

Por, ajo i ka volitur një njeriu, Edi Ramës,  që me sa duket me receptorët mjeshtërisht të stërvitur prej propagandisti, e ka nuhatur mirë rrezikun që po i kanoset.

Që nga protesta e opozitës në 16 shkurt dhe më tej, pas vendimit radikal për djegjen e mandateve, Shqipëria është rikthyer në vëmendjen e perendimorëve. Natyrisht, duhet thënë hapur dhe qartë se nga kancelaritë euro- atlantike Edi Ramës nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Të gjithë pothuajse një zëri kanë dënuar aktet e dhunës dhe sjelljen ekstremiste të pakicës për të braktisur kuvendin. Në këtë aspekt, për pushtetin e rilindjes, situata duket ende rozë.

Por, një vëzhgues i vëmendshëm nuk mund të mos kqyrë një lëvizje tektonike që zhvillohet me sens të kundërt. Një mori mediash prestigjoze kanë rikthyer sytë nga Tirana. Sipas devizës së njohur të këtij profesioni, se lajm është vetëm lajmi i keq, ato po përpiqen të kuptojnë arsyet e asaj që po ndodh në Tiranë. Dhe “Rai 2” e dha verdiktin e tij : trafikantët e drogës që blejnë vota (poshtë).

Investigim i RAI 2 në Shqipëri / Me lekët e drogës blihen zgjedhjet

Pas 16 shkurtit, francezja “Liberation” (këtu linku) ia atribuoi protestat, rrugës që po ngrihet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit . “France 24” vëzhgonte se rinia shqiptare e sheh veten jashtë vendit, ndërsa pothuajse të gjitha të përditshmet e përtej Adriatikut sollën korrespondentët e tyre në Tiranë.   

Kush e njeh mirë dinamikën e krizave politike anembanë botës, nuk e ka të vështirë të kuptojë se zakonisht janë mediat ato që kanë të drejtë. Janë ato që kapin sinjalet e para të asaj që po ndodh dhe të vërtetave që burokratët dhe diplomatët perëndimorë arrijnë t’i artikulojnë me shumë më tepër vonesë.

Kjo garë e dy shpejtësive, asaj të zyrtarëve teknokratë, të ambasadorëve lokalë, të njerëzve që vegjetojnë në nivelet fundore të administratave perëndimore, që e kanë vështirë të shkëputen nga raportet që u kanë hartuar eprorëve prej viteve dhe nga politikat që kanë vulosur pas diskutimesh të pafundme, kjo garë pra, mes tyre dhe një grupimi tjetër, atij të gazetarëve dhe reporterëve të terrenit, që perceptojnë realitetin e momentin dhe prekin të vërtetën faktike, është zhvilluar në mëse një rast edhe në Shqipëri.

Ajo, ka treguar se të parët shpesh kanë qenë të gabuar dhe të vonuar dhe në fund kanë adaptuar qëndrimet dhe pasqyrimin që ka bërë media.

Le të sjellim vetëm një shembull nga periudha e qeverisjes së Rilindjes. Ndërkohë që ambasadori amerikan shpallte në krah të Saimir Tahirit, luftën kundër drogës si një histori suksesi, ndërkohë që Guardia di Finanza dekretonte në vjeshtën e 2016 kanabisin të çrrënjosur nga Shqipëria, ndërkohë që Rama krekosej në parlament se “po të kishte hashash, nuk mund të heshtte Lu dhe Vlahutin”, mediat dhe opozita filluan denoncimin e këtij fenomeni që po merrte përmasa marramendëse.

Nuk vonoi shumë dhe kjo betejë dhëmb për dhëmb, mes pushtetit që ironizonte kazanët gazetareskë dhe makinerinë politike të baltës dhe fakteve të përditshme të parcelave të kanabisit, tërhoqi vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Në pak muaj në Shqipëri nuk mbeti media prestigjoze pa shkelur dhe pa denoncuar hambarin e “barit” të Europës.

Vetëm pas kësaj, pas kthimit në një kauzë të brendëshme, gazetat dhe TV perëndimore kthyen sytë nga Tirana dhe u desh denoncimi i tyre që të shkunde nga letargjia diplomatët e Tiranës dhe eprorët e tyre që mbulojnë Ballkanin.

Këto do të bënin që Donald Lu, t’i shkonte në zyrë Edi Ramës për t’i kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendëshëm dhe që europarlamentarët dhe Bundestagu gjerman të ngrinin zërin për luftën kundër kanabisit.

Në përmasa të tjera, kjo që po ndodh tani, mund të përsërisi të njëjtin skenar. Provokimi i një krize nga opozita, dhuna, djegia e mandateve dhe braktisja e parlamentit, kanë krijuar premisën për kthimin e syve nga Shqipëria. Mediat perëndimore tashmë ia kanë behur dhe po vënë gishtin mbi plagë. Ndoshta nuk është e largët dita kur të vërtetat e tyre do të shkundin nga përgjumja edhe diplomatët lokalë dhe kancelartitë e vendeve të tyre.

Pikërisht këtë lojë, atë të perëndimit të dy shpejtësive, ku gazetarët përshkruajnë një realitet që trondit më pas edhe burokratët, e ka kuptuar edhe Edi Rama. Si një nohës i mirë i “PR” ai e ka ndjerë se ç’mund të prodhojë në të ardhmen mekanizmi mediatik i vënë në lëvizje.

Prandaj ai la parlamentin dhe nxitoi të nxjerë kokën, pak pas mesnatës në “Porta a porta”. Prandaj ai ka lobuar me gjithçka kishte mundësi që të balancojë valën e artikujve dhe reportazheve për qeverisjen e tij, që nuk po pushojnë në mediat perëndimore që prej 16 shkurtit.

Askush nuk mund të vërë bast se me sponsorizimin e shfaqeve të neveritshme si ajo e së martës në mbrëmje, ai do të arrijë ta realizojë qëllimin e vet. Por, ama, asnjeri nuk mund ta akuzojë si miop, që nuk e shikon se nga i vjen rreziku.

Pavarësisht se për momentin e ka mbështetjen e kancelarive, ai tashmë e di se cili është “kazani” që mund të shkërmoqë fasadën e shndritshme që ka ndërtuar, duke nxitur një efekt domino. Për të ndalur këtë, shkoi e ra në gjunjë tek Bruno Vespa.   

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Pershendetje doja tju thoja qe ne Spitalin e Vlores eshte bere nje degjenerim total.Mjeket infermeret ,shoferet e ambulancave jane kthyeher ne Sekser te Sherbimet Funerale.dhe per kete gje ka djeni dhe drejtoresha e Spitalit .Kjo gje duhet te mare fund.

  2. Bukur bukur Bushat analiz e menqur per nje psikopat super mashtrues servil deri ne palc plehu i gjith kohrave qe ka pas vendi yne Edvin plehu qe qelbi gjith evropen.

  3. E drejte Bushat! Ky mendon se duke qene i gjate, eshte i ndershem dhe punetor meqe u ka koket mbi te tjeret!
    Mjeran por edhe psikopat!

  4. per mendimin ti kjo klase politike duhet shkulur nga themelet,se te gjitha te zezat ja kane ba popullit ,duke fillua me Sali Berishen ,Fatos Nanen ILIR Meten Edi Ramen Fatmir Mediun ,Lulzim Bashen e sa te tjere perreth tyre , nuk mund ta imagjinoj si kane ftyre e dalin para populli ,te cilet jane te akuzuar me akuzat ,duke fillua me firmat pirimidale ,per 97,per vrasjen e Azem Hajdari per gerdecin vu vrane 26 vete ,per mbjelljen e kurrupsonit nga Fatos Nano qe vazhdo edhe sot ,i pasuar ngaLulzim Basha qe akuzohet per rrugen e kombit ,per vrasjet ne bulevard me 21 janare , ta stafeten e ka Edi Rama me hashashin ,da marre nje shembull te thjeshte edhe zakon kur terhiqet njeri plak nga gjykimi i nje qeshtje shkon plaku tjeter per gjykimin e keti problemi prandaj ju bej thirje deputete te rradhes te shkojne ne parlamend,i bej thirrjeLulzim Bashes te negocoj me kundershtari politik per interesin e popullit ,i them Monikes si nuk ke turp e flet per blerje votash ne nje ko je ti qe ta kane vrare Gjonin ne lac duke shperda lek ne prozens dhe nuk eahte njeri ne burg ,si ka mundesi qe burri juaj Ilir Meta ka vjedhur thesarin e shtetit ,eshte filmua tu marre 700,000ero e shume te tjera

  5. per mendimin ti kjo klase politike duhet shkulur nga themelet,se te gjitha te zezat ja kane ba popullit ,duke fillua me Sali Berishen ,Fatos Nanen ILIR Meten Edi Ramen Fatmir Mediun ,Lulzim Bashen e sa te tjere perreth tyre , nuk mund ta imagjinoj si kane ftyre e dalin para populli ,te cilet jane te akuzuar me akuzat ,duke fillua me firmat pirimidale ,per 97,per vrasjen e Azem Hajdari per gerdecin vu vrane 26 vete ,per mbjelljen e kurrupsonit nga Fatos Nano qe vazhdo edhe sot ,i pasuar ngaLulzim Basha qe akuzohet per rrugen e kombit ,per vrasjet ne bulevard me 21 janare , ta stafeten e ka Edi Rama me hashashin ,da marre nje shembull te thjeshte edhe zakon kur terhiqet njeri plak nga gjykimi i nje qeshtje shkon plaku tjeter per gjykimin e keti problemi prandaj ju bej thirje deputete te rradhes te shkojne ne parlamend,i bej thirrjeLulzim Bashes te negocoj me kundershtari politik per interesin e popullit ,i them Monikes si nuk ke turp e flet per blerje votash ne nje ko je ti qe ta kane vrare Gjonin ne lac duke shperda lek ne prozens dhe nuk eahte njeri ne burg ,si ka mundesi qe burri juaj Ilir Meta ka vjedhur thesarin e shtetit ,eshte filmua tu marre 700,000ero e shume te tjera

    1. O Mhill !
      Po si nuk të qenka marë fryma o lumëmadh duke shkruajtur gjithë këto marrëzira në 12 rrjeshta pa vënë një pikë të vetme ?
      E fillon medemek “komentin” me gërmë të vogël dhe e përfundon pa vënë asnjë pikë.
      Me paret e shumta që kanë hyrë në Shqipëri nga droga, nuk është ndonjë çudi që shumë analfabetë të pajisen me kompjuter, laptop apo IPad.
      Po që të kesh në duar kësisoj aparate të kohës , nuk është e thënë se je bërë më i dituri e më i mençmi për t’ju dhënë mëndje të gjithëve.
      A nuk do të ishte më mirë sesa ta bëje këtë “koment”, të bëje ndonjë kurs kundër analfabetizmit ?

  6. Nuk u nxitua thjesht percolli mesazhin se dhe opozita italiane esht e dobet dhe kulmi se ai do te duket si Salvini ,esht kap me presh ne dor dhe akoma flet pallatin e politikes djali Kristaq Rama
    ps:çudira shqipare .

  7. “E gjitha ajo shfaqe e gërditshme, me siguri nuk i ka ndihmuar, as italianëve, pjesa më e madh e të cilëve në atë orë gjendeshin në gjumë…” – Po pse po të ishin zgjuar do ndiqnin Ramën ?!

    ps.
    “pjesa më e madhE e të cilëve…” – se mediat e shumta italiane këtë gjenioanalizën mund ta përkthejnë gabim.

  8. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

  9. Mendoj qe je i sinqerte kur thua”i ra ne gjunj Bruno Vespa” e qe përkthehet”c’ka me shume Vespa,kur jam une Bushati”
    Bushat,vendi mund te digjet e shqiptart mund t’i kacafytni e vriteni me njeri tjetrin,por nje gje nuk e ke te qartë”ata qe inspirojnë kete kaos e qe duan pushtet me shume se gjysma e shqiptarve nuk i duan’
    Ti e di more po pse ben sikur nuk e di?
    Pse te paktën departamentin amerikan per budallenj i di,se
    kancelarit europiane na qenkan korruptuar sipas teje.
    Je i njëanshëm.

  10. Duke e njohur pak italishten, si gjithe shqiptaret, mbreme ndejta deri vone e ndoqa KM e vendit tim me shprese se do degjoja dicka te re. Me bene pershtypje disa gjera. Fillimisht KM ishte shume i tensionuar dhe ne pjesen e pare te intervistes, ky tension dukej hapur ne shprehjen e fytyres. Vetem pas ardhkes se Tares sikur u qetesua pak. E gjithe intervista ishte nje deja vu. U fol per “Pallatin e politikes” sikur ky KM nuk eshte pjese e ketij pallati qe nga viti ’98. Me gazetarin italian nuk po merrem se e ka shtjelluar mite Bushati, por biznesmeni italian qr fitonte 500 mike leke ose 600 mije euro (!?) ne vit, me siguri ishte per te perfituar ndonje PPP nese nuk e ka marre deri tani. Nga Tare nuk mund te presesh me teper duke ditur bindjet e tij politike. U fol per 20 mije biznesmene italiane ne Shqiperi dhe 40 mike biznesmene shqiptare ne Itali si dhe per taksat e ulta (ato direkte se me ato indirekte as qe u mor njeri). Aty me lindi nje puetje, ata 40 mije biznesmenet shqiptare pse nuk punojne ne Shqiperi meqe kane taksa me te ulta. Vespa nuk e beri kete pyetje dhe nuk “e kuptoj” se pse. Shkurt hesapi, po te mos fliste Luli me italishten e tij qe mua persomalisht m’u duk e dobet, cdo gje ne ate emision, fliste per suksese te jashtezalonshme, per taksa te ulta, per nje popull te kenaqur qe merr nje rroge prej 450 euro ne muaj (pamvaresisht se ajo qe italianet e quajne scala mobile nuk ekziston as per pagat dhe as per pensionet) dhe jeton me dinjitet me saje te punes se mire qe po behet dhe rritjes ekonomike qe Italia e enderron. Prape ketu ka nje problem se flitej ne perqindje dhe jo ne vlere ne rritje absolute. Qershia mbi torte ishte krahasimi me Juben dhe Ronaldon (dikush me tha qe nuk ishte per here te pare), por m’u kujtua nje ndeshje Bayern Juventus e disa viteve me pare. Pjesa e pare 0-2 ne favor te Juves dhe KM fillii t’i bente kimplimenta Juvrs qe njelloj si qeveria shqiptare ishte e paarritshme dhe korrte suksese te njepasnjeshme. Perfundimi i ndeshjes 4-2 per Bayern dhe Juvja ne shtepi. Por e thene pa shaka tani, psmvaresisht se nuk merrem me politike, nuk kam degjuar asnje lider te flase ne kete menyre. Berlusconi p.sh. ishte president i Milanit te madh dhe KM i vemdit te tij, por nuk e kam degjuar ta krahasoje veten me van Basten apo Gullit. Kjo ishte me te vertete qesharake nese nuk ishte ndonje mesazh i kodifikuar.

  11. O Bushatat, mer Bushatat. Nuk e di se si ja behet qe te kalohet nga arsyeja e kthjellet tek arsyeja militanteske per nje kohe te shkurter, e per cfare? Thjesht per nje kafe te gjate!!!!!?…gjithsesi urime:)

  12. Good morning

    I am looking to build up my B2B email list for newsletter marketing.

    I am very keen to get Ivy’s B2B Leads Miner – Yellow Pages Scraper Software as it is probably one of the best Yellow Pages scrapers for UK and USA out there.

    I was just wondering if you have ever used this particular or any other scrapers before?

    Cheers guys!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *