• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi shfaqjen pak para mesnatës të kryeministrit shqiptar Edi Rama në pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës.

Sipas tij, nëse publiku italian donte me të vërtetë të dinte çfarë po ndodh në Shqipëri le të niseshin gazetarët italianë dhe ta shikonin nga afër situatën, jo të ngrihej kryeministri e të përpiqej të rregullonte imazhin e Shqipërisë.

Lubonja tha ndër të tjera se në emision askush nga të ftuarit nuk përfaqësoi Shqipërinë, prandaj analisti e cilësoi shfaqjen e mbrëmshme të Ramës si turpin e turpit të Bruno Vespës.

“Vespa nuk njihet në Itali si ata që thonë të vërtetën, por si shërbëtor i regjimit të Berluskonit. Sado që e kam ndjekur prej kohësh Italinë edhe Vespën ajo që pashë dje i kalonte caqet e imagjinatës sime. Edhe në Shqipëri edhe gazetarët me shërbëtorë bëjnë kujdes të ftojnë në studio jo vetëm njerëz që mbështesin njërën palë, por edhe palën e kundërt, ndërkohë që ai kishte ftuar Ramën dhe tre personazhe, ku njëri ishte gazetari i Liberos që s’dinte asgjë nga Shqipëria, i dyti Igli Tare që është futbollist dhe s’ka jetuar fare në Shqipëri, aq më tepër që njihet si njeri i afërt me Ramën dhe i treti një sipërmarrës edhe ai i panjohur. Mua më bëri përshtypje që mungonte publiku shqiptar, mungonte një intervistë me njerëzit, një zë i paanshëm, s’po them politik por mungonte gjithçka. Ishte qartazi një gjë si mund ta thuash: e blerë! Ndoshta jo me lekë por me influenca. Ishte turpi i turpit të Bruno Vespës, ndaj besoj edhe e kishte futur në pjesën e fundit. Kryeministri i një vendi në vend që të ketë 15 minuta në orën kryesore, futet atje në fund pas debateve të rëndomta të ditës, kjo ishte e neveritshme. Nëse duan të mësojnë ç’ndodh këtu le të vijnë gazetarët italianë, por jo të niset kryeministri nga Shqipëria për të sqaruar çfarë ndodh këtu dhe për të rregulluar imazhin e Shqipërisë”,- tha Lubonja.

Sipas analistit, kryeministri Rama tha gënjeshtra në emision.

“E dëgjova që tha ka 20 mijë sipërmarrës italianë në Shqipëri. Nga të dhënat që kam unë ka 10 herë më pak italianë, që mund të kenë 1 apo 2 njerëz të punësuar. Pra, nuk janë 20 mijë por 2 mijë, janë nja 3 mijë e ca rezidentë italianë këtu. Këto të dhënat i kam nga burime serioze. Si mund të shkojë një kryeministër dhe të gënjejë atje. Tha edhe që vijnë 500 mijë italianë këtu me pushime, por ku shkojnë paratë që lënë këta këtu? Pse nuk lulëzon ekonomia? Këto gënjeshtra që thotë janë skandale”,- vijoi Lubonja.

I pyetur nëse e ka Rama mbështetjen e qeverisë së re italiane drejtuar nga Giuseppe Conte, i cili ndodhej në Beograd gjatë vizitës së Ramës, Lubonja tha se ende nuk dihet qëndrimi i tij

“Qeveria e tanishme e Italisë udhëhiqet nga njerëzit që janë anti-kastë me Renzin Rama ka pasur lidhje më të mira, pra me liberalet europianë, ndërsa kjo qeveri nuk ka përcaktuar ende politika të qarta për Shqipërinë. Mund të ishte më e hapur ndaj qëndrimeve kritike që bëhen për Shqipërinë. Ajo që dihet se është qeveri anti-emigracion dhe anti-zgjerim për Europën. Mendoj që është një qeveri që ka ende shumë probleme të brendshme, ndërsa Rama për momentin është mbështetur tek lidhjet e vjetra, shkoi tek Vespa që ka lidhje me kastën e vjetër, ndërkohë që pjesa e re e politikës italine është e paqartë, nuk ka përcaktuar politika të qarta me Shqipërinë”,- shtoi ai.

24 Comments

  1. shko more kalbeseire se na je bere si kuceder qe jep mend dhe vleresime per cdo gje, ik o var veten ne banjo psikopat i degjeneruar

    1. E ka bere hak Lubonja nje denoncim ne Degen e Brendshme! Si guxon ai te vere ne dyshim mashtrimet e peshtira te liderit suprem?

  2. O -Lubonje-u shperfytyrua-ne ekranet e televizioneve te blera ketu tek ne dhe e shikon reagimin e popullit prandaj shkoi tek nje televizion Italian per tu mbushur mendjen atyre qe ja nuk eshte revolta e popullit por e nje pjese te politikes sebashku me manexheret e tij –Taret-

  3. Vk. te lutem impenjohu pak me shume here tjeter kur komenton, thellohu sadopak qe meritosh kacidhet qe te paguajne per te bere komente.

    1. U qifsh veten ti dhe ata si puna jote qe na e dike ti ne kush paguhet ktu neper komente une thjesht e kam urrejtje te paster per ca minj me fytytre lubonje qe shfryn vrer kunder cdo gjeje
      A sme kercet k..ari fare per ju bajgat e lapsit te bushat-shullakut se ju keni 6 vjet agoni dhe ne ka gje te sigurt eshte qe i Degjeneruari Suprem qe ju admironi Salih Shiqere Berisha do pellcas nga marazi dhe jo vetem qe ska per te pas me pushtet po dhe leket e Xen Sytopes dhe te GitVampires do i qajn me lot

  4. Tosi, italianet kur duan te personifikojne dike per karakterin me te ulet ne kuptim figurativ thone; “Ish i burgosur”. Ndersa ti je defakto.

  5. O kafe e hidhur eshte shum e thjesht rama ka 6vjet që pagun 300 tastjer si puna juaj e spaska me pagu nje Bruno vespa Ne prag te vdekjes kurse tosi vetem me i dhan koqet brunos

    1. Kari! Une kam nja 10vjet qe paguaj taksa aq sa Rama edhe ti bashke, keni rrogen.
      Lubonja ka qene oturaku i Françesko Beketit dhe i te tjereve para tij e pas tij. Ne fakt Tosi ka qene oturak edhe i Rames ne ato fillime.

  6. Perse u duket e hidhur fjala, e komenti i zLubonja, e pikerisht atyre qe jane, e i sherbejne se keqes qe ben qeveria me kete KM, qe i ka plotesuar kushtet e idiotizmit, e per kete jane fjalimet, e dokumentet televizive qe e plotesojne dosjen spitalore per kete njeri.Te injorosh ate mase populli ne proteste, me shitjen politike se ke fituar me milion vota, Lubonja ia perplas direkt mashtruesit, kur qenke seje me popullin , na dil e justifiko politikat e deritashme, e veprimet e zhvillimit qe ke bere, se ata qe protestojne sipas cektesise, apo djallezise se te semurit na qenkan humbesit , andaj ka dikordnce intervista apo sfilata e ketij te semuri. Protestat ne vazhdim do e tregojne se kush ka patur e ka te drejte,,,,,populli ne mjerim, apo kjo kaste ne shkelqim.

  7. O kafe me koqe dukesh që je i pasur sa per 2 minuta i bere llogarin e tosit te pasurit smbajne televizor ejo me te rrijne Ne tastjer apo je nga ato fillestaret merru me mu tani se une pa pun Jam or pasanik

  8. Nuk le njeri pa sulmuar tani ju ktheve dhe italianeve dhe pikerisht vespes,o ljubo shiko audiencen e emisionit dhe pastaj fol,shtoji dhe audiencen e shqiperise dhe shko flej gjum,kujtohu ndonje dite dhe na fol pak per beketin e riciklimit te plehrave

  9. Ajo shfaqje dje, eshte i njejti stil, eshte vazhdimi shfaqjes e fasades. Behet propogande boshe, cdo gje e stisur dhe e peshtire deri ne neveri. Shqiptaret qe e kane degjuar, vetem kane qeshur, dhe zemeruar njekohesisht me kete moster, qe eshte akoma kryeminister.
    Ishte gjithcka skeme, e sajuar e blere .
    Kishe peshtire kur e degjoje.
    Fakti qe ka ndodhur ne Itali, tregon qe eshte paguar shume dhe kjo eshte e frikshme. Jane parate e krimit, korrupsionit, lejeve te ndertimit, skemave PPP, pagesat e oligarkeve, pagesat fikse te drejtoreve ne administrate, qe perdoren ne menyren me te keqe te mundshme, ne dem te ketij vendi, me zgjat pushtetin.
    Iku nga Shqiperia mes tymit e flakeve, per tu krekosur ne Itali si kryeministri i nje vendi ne lulezim.
    Ky eshte nje njeri bosh, i papergjegjshem, nje kryehajdut qe nuk ngopet. Eshte simboli korrupsionit, lubi qe thith. cdo pasuri te ketij vendi. Kaq vlen ky.

  10. Kjo interviste eshte dhurate qe i behet Rames, per emerimin e vellait te Iglit, Gent Tare drejtor te portit Durresit. Leket te Bruno Vespa jane paguar nga Genti.
    Ky muhabet eshte fiks, si muhabeti carterit.

  11. Vespa dje kish marr persiper mosionin qe te kuronte imazhin e shemtuar dhe copetuar njekohesisht te nje kryeministri karagjoz.
    Nje kryeminister qe e mbolli gjithe shqiperine me hashash,qe mbushi gjithe qeverine me llumin e kesaj shoqerie, qe vodhi dhe vetem vodhi, qe i solli ketij vendi deme te jashtezakonshme.
    Bruno Vespa duhej te vinte ne Shqiperi e te shikonre kullat dhe pallatet shumekateshe, te ngritura byth me byth, pa asnje studim apo projekt. Te shikonte betonizimin qe po i behet TR. Nje qytet qe po kalon ne asfiksi.
    Lubonja i bie kokes ketij kryeministri karikature, ketij psikopati qe na ka rene per hise. Bruno Vespes , nuk i duhet te pres shume, per te kuptuar qe kjo qe beri, do plasi si flluske. Ai qe e ngriti ne piedestal, do rezultoj thjesht nje hajdut ordiner, qe do ja mbathi naten nga ky vend.

  12. E para e punes; o kelysh komunisti askush nuk e ka quajtur “regjim” (por ju e ngaterroni me qeverisjen tuaj qe ishte rregjim gjakatar) qeverisjen e Berluskonit!!! E dyta ky Vespa nuk eshte as i Berluskonit e as i Italianeve ky eshte nje palo oprtunist si Fevziu. ( ne fakt eshte Fevziu si Vespa sepse e imiton ate qime per qime) Por siç eshte ne sjelljen e palo anal-isteve si ti, qe i bejne nje sherbim kryedoçit, gjithmone perpara se ta kritikojne, nxitojne qe ne fillim te bejen paralelizma me qeverite e djathta te europes, me pas fillojne kritikat…Pra,… ju thone njerzve se o,o,oh nuk eshte vetem doçi edver anti shqiptar ka edhe te tjera qeveri qe jane kunder popullit te vet…Kjo gje i intereson bastardit (siç e ke quajtur ti ne kuptimin miqesor te fjales) sepse krijohet ideja ne popull se nuk eshte vetem ky i paafte e hajdut por edhe te tjera qeveri te huaja!… Kjo gje i intereson doçit edhe per diçka tjeter…, krijohet pershtypja tek te huajt se shtypi ne Shqiperi eshte i lire… ( E pse jo me poroosi te tije.) Kjo eshte dogana qe paguajne te gjithe legenet hipokrite e tradhetare te shqiptareve, si ti e shume te tjere!! Jeni turpi dhe llumi i pseudo intelektu(k)areve…bashke me” mikun ” tend Kadare; qe çuditerisht nuk i kendervihesh me, siç duket qe kur, edhe ky u be nje mbeshtetes i kryehajdutit pasi ja konfirmoi vajzen si perfeqesuese ne OKB, pas emerimit qe i kish bere me pare qeveria berisha; dhe siç duket, porosia ka qene nga ( bastardi) te te ndalesh sulmet kunder tije edhe urdheri per ty eshte vene ne vend!!! Nga ana tjeter miky yt Kadare jo vetem qe nuk ndjehet por ben edhe rekomandime se cilin te vere minster, si ne rastin e ministrit buzetrashe te mberndeshem!!! Pra qarku mbyllet dhimbeshem, e shqiptret vuajne, falë edhe kontibutit tuaj si sherbetore te tufes se qenve!!!

  13. Shqiptaret duhet te zgjohen dhe te kuptojne qe i qeveris nje showman, qe vetem kapardiset, qe nuk qeveris dhe nuk mban asnje pergjegjesi per demet qe po ben dhe skandalet qe kane plasur. Jo Nruno Vespa, por dhe lary King te vij ketu apo kristian amanpour te vij ketu, nuk e shpeton dot fundin e ketij kryeministri hajdut e te paafte, nje skizofren, qe duhet terhequr xvarre.
    Kaq meriton ky njeri, perbuzje dhe ndershkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu