• |
ide | kryesore

Ndërpritet kampionati i futbollit: arbitrat bojkotojnë garën për një afat të pacaktuar

F1, Kryesore, Sport



Kampionati i futbollit është ndalur dhe shkak për këtë është bërë bojkoti i arbitrave, që janë ndjerë të pasigurtë për jetën, pas ngjarjeve të ndodhura pas ndeshjes në Kamëz, ku është dhunuar arbitri, Eldorjan Hamiti. Bojktoi i lajmëruar pëmes një komunikate për shtyp dhe që erdhi pas një mbledhje të rëndësishme të kryesisë së shoqëtës, është konfirmuar edhe nga kryetari, Tahir Kastrati. Një hap në fakt që duhej ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, që nga ana e saj ka pritur mirëkuptimin e Policisë së Shtetit për tu kthyer brenda stadiumeve, ka tentuar të vendosë veton. Gjë që në fakt e kanë bërë arbitrat, pas incidenteve të fundit dhe përshkallëzimit të situatës.

Shenjat në fakt ishin dhënë që në javën e parë, kur tifozët e Partizanit dhe Skënderbeut bënë guerrilje në Korcë. Shkallët e stadiumeve u bënë shesh trazirash, asistentë u goditën, fillimisht nga shkallët e stadiumit, përpara se agresorët të kuptonin se mund të shtyheshin edhe më shumë: të zbrisnin në fushë. E bënë përpara derbit, një javë më parë dhe sulmuan një zyrtar të klubit, i licensuar në FSHF. Fotografi i Flamurtarit u bë pre e disa personave që pa policinë pranë, sulmuan njeriun që kryente punën e tij ashtu si arbitri Hamiti, që u konsiderua fajtor se akordoi një penallti në fund të ndeshjes, duke marrë si dhuratë një agresion të paparë nga disa tifozë dhe zyrtarë të klubit të Kamzës.

Ndoshta më mirë kështu. Futbolli duhej të ndalonte, përpara se situata të dilte krejtësisht jashtë kontrollit…pa policinë në stadiume.

Deklaratë për shtyp

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaftdhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç’të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje.

I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte.

Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar



5 Comments

  1. Bravo keshtu duhet te kuptoje dhe ky kokoshi ne krye te shtetit se nuk eshte situate aq e bukur sa e ben ai po ka shume problem sidomos me policin shteti ku nuk respektohet ligji po ky vend eshte mbytur me kriminele dhe krimi ne cdo cep….

  2. Keta kater trimat jane furnizuesit kryesor me shpellaret qe vijne ne protestat e salihut e lulu,tani merni dhe lulune dhe shkoni ne pidh te malokes

  3. Ky eshte vend qesharak! Nje fshat i vogel feudal, ne byth te Europes i cili vetem eksperimenton dhe vetem deshton!

    We are People’s Republic of Bannanas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *