• |
ide | kryesore

Sezon i mallkuar për Nainggolan: dëmtohet përsëri në pulpën e majtë

Sport



Inter duhet të përballet me Eintracht Frankfurt në Europa League e Spal në kampionat pa Radja Nainggolan: mesfushori belg ka pësuar gjatë stërvitjes një shembje në pulpën e majtë. Një problem delikat që mund ti humbasë Ninja edhe derbin e të dielës së 17 marsit, ndërsa shoqëria zikaltër bën të ditur se gjendja e tij do të vlerësohet sërisht javën e ardhshme.

Dalbert nëntorin e kaluar kishte pësuar të njëjtin dëmtim, duke rikuperuar në tre javë, kështu që Nainggolan pa një mrekulli do të jetë jashtë derbit kundër Milan, vendimtar për një vend në Champions. Një sezon plot dëmtime dhe telashe për Radja e një problem më shumë për Luciano Spalletti, që duhet të bëjë pa Mauro Icardi e tani edhe pa një titullar që në javët e fundit po rikthehej në formën më të mirë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *