• |
ide | kryesore

Simeone me ide të qarta: e ka vendosur skuadrën që do të përballet me Juventus

Sport



Mungesa apo jo, Diego Simeone e ka të qartë në kokë formacionin që do të zbresë në fushë për ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve kundër Juventus. Ka vetëm një mundësi ndryshimi dhe lidhet me mbrojtësin e majtë Filipe Luis. Për momentin duket se braziliani nuk është në gjendje të rikuperojë, duke e cuar në katër numrin e mungesave për Cholo, që duhet të bëjë pa sulmuesin Diego Costa e mesfushorin Thomas, të dy të skualifikuar, plùs të dëmtuarin Lucas Hernandez.

Zgjedhjet janë pothuaj transparente dhe janë provuar në disa ndeshje kontrolli, me pozicione të përpikta si një orë zviceriane. Përpara portierit Oblak, kundër Juventus do të luajnë Arias, Godin, Jimenez e Juanfran, me këtë të fundit gati të adaptohet në të majtë për mungesë të lojtarëve të rolit. Në rast të rikuperimit të Filipe Luis, Juanfran do të kthehej në të djathtë me Arias në pankinë. Në mesfushë të destinuar janë Koke në të djathtë, Lemar majtas, ndërsa Rodrigo e Saul do të manovrojnë në qendër. Në sulm, Griezmann e Morata.

Do të bëhet një turnover i fortë në ndeshjen e kampionatit të shtunën kundër Leganès, ndërsa Simeone po punon shumë me topat inaktivë, arma që e nxorri fitues në ndeshjen e parë kundër bardhezinjve. E mbi të gjitha po intensifikon në maksimum ritmet e stërvitjes: dëshiron një skuadër që të mos i japë hapësirë kundërshtarëve. Juventus është i paralajmëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *