• |
ide | kryesore

“Spiunia” ruse e ndaluar në Kosovë, e martuar me një shqiptar nga Durrësi (FOTO)

Lajme, Të fundit



Iana Minochkina, shtetase ruse dhe bashkëshorti i saj shqiptar Luis Bekteshi të dy pjesëtarë të UNMIK-ut në Kosovë u arrestuan pak ditë më parë për vjedhjen e një çante në dyqanin “Beneton”. Prokuroria e Kosovës ka nisur një procedim ndaj tyre në gjendje të lirë. Por mediat e Kosovës që citojnë burime nga shërbimet e inteligjencës raportojnë se rusja dyshohet edhe për aktivitet spiunazhi në Kosovë.

Minochkina është drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare “Perspektiva”, me qendër në Durrës. Para se të shkonte në Kosovë ajo ka punuar edhe në Shqipëri. Po ashtu, ajo ka punuar për pak kohë edhe si ambasadore e të rinjve në OSBE. Sipas të njëjtave burime veprimtaria e saj në Kosovë është tejet e dyshimtë.

Ajo ka arritur të hyjë në brendësi të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë përmes aktiviteteve për të rinjtë në kuadër të UNMIK-ut. Me aktivitetet e saj, ajo ka e angazhuar edhe për krijimin e një opinioni të mirë për Federatën Ruse tek të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe bashkëshorti i saj nga Durrësi është i angazhuar në projekte të Këshillit të Europës për të rinjtë. ©LAPSI.al

Image result for Jana Minochkina arrestohet

Image result for Jana Minochkina arrestohet

Image result for luis bekteshi



7 Comments

  1. Ja ku na dolen dhe agjentet ruse ne kosove dhe shqiperi qe punojne fuqishem me rinine nga parate e lobimit rus me salihun dhe lulu,pastaj keta te rinj futen neper protestat e luluse dhe pd,tani do filloje dhe arrestimi I tyre ne Tirane,fundi po afron salih

  2. Kam lexuar dhe artikujt dje dhe sote per kete, dhe i keni rene gjate e gjate por me sa po shoh kjo eshte fajtore per disa gjera. E para eshte fajtore qe eshte Ruse, e dyta qe eshte e bukur, e treta qe ka fotografuar mullaret ne Kosove se satelitet rus jane jashte perdorimit, apo qofte dhe google earth qe e ka Kosoven cep ne cep. Kjo paska bere karjere duke “infiltruar” dmth jo se ka dashur te beje leke si cdo kush tjeter me nje pune te mire neper organizata te huaja por ka infiltruar. Dhe krimi i fundit eshte qe eshte martuar me nje Shqiptar nga Durresi, dhe ka bere qe disa te rinjve tju pelqej Rusia. Si shume afer akuzave per “agjitacjon dhe propagande” po shkojne. Problemi eshte se dhe po te qe sic them une akuze groteske qesharake, njerezit nuk do te mund te flasin dote ne mbrojtje te kesaj, sepse do konsiderohen si agjent Rus qe i duan te keqen memedheut, prandaj asnje koment dhe ketu. Stigma shoqerore eshte e forte qofte dhe neper forume online. Akuzat jane qesharake dhe te frikshme, te ngjashme me dikur.

  3. Edhe dicka tjeter. Ne anen tjeter kemi njerez te blere te faktuar nga Greqia, nga gazetare ne politikane qe jo vetem shume prej tyre punojne neper organizata te huaja por dhe ne shtetin Shqiptar vete. Kemi ndertimin e nje organizate terroriste ne teritorin e Shqiperise sic eshte MAVI, te faktuar me sulme terroriste kunder bazes ushtarake te forcave te armatosura, dhe me e fundit ajo ne Gjirokaster. Kemi propagande konstante anti Shqiptare dhe kunder interesave tona, por ska asnje shqetesim, as kapet ndonje agjent grek as investigohen keta qe kane mare para prej tyre, as e ve njeri ujin ne zjarr. Biles njeri prej tyre qe ka mare pjese ne sulmin e bazes ushtarake ku jane vrare dhe dy ushtar Shqiptar, sipas Artan Hoxhes, futet ne Shqiperi shkon per varrimin e atij kacifas ne Gjirokaster dhe se ndalon njeri. Ama Rusen meqe eshte e bukur e kapen direkt. Nuk mund te jene te pa zot te kapin greket por shume te zot te kapin Rusen, sepse Rusia eshte ku e ku per agjenture me Grekun, por gjasa ka qe keta punojne per interesa te tjera dhe jo te vendit, prandaj arrestojne Rusen per agjitacjon per ti bere qefin te tjereve por nuk i prekin shushunjat greke qe i kan nen hunde.

  4. nga rusia vetem te mira ka pare shqiperia po i harruat ju o bajga ndihmat konkrete ne teknloogji dhe ne burime njerezore gjate viteve 195-1965 me dhjetera fabrika te ndertuara dhe me qindra te studiuar ne universitetet ruse.ju doni ameriken qe beri 97-en dhe akoma i vuajme pasojat.ju doni ambasaden amerikane qe promovon homoseksualitetitn dhe perversitetin dhe dy fytyresine.asnje ndihme konkrete.amerikes i shikon vetem sherrin.kush nuk e ka kuptuar akoma cfare eshte amerika kot qe rron.vazhdoni jepjani naften se mire e keni

  5. Sa I qir me mire ytate ti kishte rene me dore se te beri Ty,I paske leshuar pellumbat nga kafazi,o sa i qir

  6. Mos i be te tjereve ate qe nuk do ta bejne ty. Deri para disa vjetesh Perendimi u ca duke i nderhyre Rusise ne punet e veta deri sa e beri lemsh me shoqatat e Soros e te tjera duke i nderhyre ne zgjedhje, duke i treguar se zgjedhjet jane bere mire apo keq. Deri sa ne kohe te Jelcinit e beri gazin e botes.
    Tani gjeten ustain qe po i mund ne lojen e tyre, Putin. Ai ndikon zgjedhjet ne Amerike e Europe, e tani ka infiltruar edhe agjente Ruse ne OJQ-te e Europes. Nuk di cte them tjeter vec se bravo i qofte, mbron interesat e vendit te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *