• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama shfaqet edhe në TG5: Nuk e lë në mes mandatin!

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama vijon të endet në ekranet televizive italiane duke përsëritur të njëjtat fjalë. Pas intervistës në studion e Rai 1 në emisionin “Porta a porta”, kreu i qeverisë shqiptare dha një intervistë edhe në televizionin “La7” në emisionin “L’aria che tira”. E radhës ishte një intervistë në edicionin e lajmeve të TG5. Fillimisht kreu i qeverisë së Tiranës foli me nota entuziaste për zhvillimin ekonomik në vend duke minimizuar protestën e opozitës.

“Po mundohemi të rritemi më shumë në sektorin e turizmit. Kemi arritur gati gjysmë milionë turistë italianë vitin e kaluar dhe duam ta tejkalojmë këtë numër. Edhe për këtë unë jam në Itali, për t’i thënë të gjithëve që ato pamje jo pozitive janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri, jashtë këtij perimetri jeta vazhdon” – tha Rama.

Edhe në TG5, përsëriti refrenin se protestat po organizohen nga establishmeni i vjetër.

“Është një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua 5 vite e gjysmë më parë me 1 milion vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë. Ka shumë sfida, Shqipëria nuk është pa probleme, por jemi në rrugën e duhur”.

LEXO EDHE:

Prapaskenat e turit mediatik të Ramës në Romë

Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

Në fund një tjetër refren që ka të bëjë me refuzimin për t’i hapur rrugë një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme.

“Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anulojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen” – e mbylli Rama.

Të gjithë shqiptarët presin me ankth cila do të jetë intervista e radhës në Itali. ©LAPSI.al

16 Comments

  1. rama te shfaqet edhe kur dhjen ai esht posht gropes se wc e lere ne tv.ky me ter miljardat e kokaones i ka ber tv qenef negjmije.pse kujtoni ju se per 1 miljon euro vespa nuk te fton ne emision,apo ky tjetri tv.igli tare ben pastrimin e parave te rames ne itali.atje i qonte sajmir tahiri me gruan e vet dhe bab bashkimin.

  2. Turizmi zhvillohet 70 % nga rruga e kombit. Vetem pronaret e hoteleve e restoranteve punojne fort cdo vit duke i permiresuar ato. Shteti nuk ben asgje. NeGolem turp i madh te shohesh rruget ne zonen e vilave deri tek Murrizi. Shtet leshi. Dhe pedonalja u be me leket e bisneseve.

  3. Tani s’po merret vesh asgje. A takoi ndonje politikan KM shqiptar ne Itali? Ndonje bizmesmen italiam apo shqiptar qe t’ia mbushe mendjen te shkoje ne Shqiperi pasi ka taksa te ulta? Apo po vertitet studio me studio se bashku me perversin Sgarbi per t’iu kundervene lajmeve te dhena nga shtypi italian. Kjo ngjan pak si ajo puna e ekspozitave. KM shqiptar mendon se paguhet nga taksat e shqiptareve per te bere xhiro nga njera studio ne tjetren. Po tek Canale 5 e permendi ate punen e Ronaldos, apo kete here e krahasoi veten me Messin?

  4. Mire ose keq, mendimet jane te mire formuluara ne nje italishte qe nuk ka te share…
    Jo si ai miku per koke i Berluskes njehere e nje kohe.

    1. Bëjeni mësues italishtje o idiot, por edhe ashtu do ti vjedhë nxënësit, prandaj vetëm në burg ai është i dobishëm.

  5. Sfida me e madhe e shqiptareve,eshte largimi i skizofrenit Edvin Rama,atij qe ka krijuar nje krize institucionale
    te atille,sa edhe ne nje vend Afrikan nuk do ishte e mundur.Shteti shqiptare eshte inekzistent.Per çmimin e
    kanabisit nuk kishin ankesa italianet tek Rama,por kualitetin po.

  6. Ju profesofesora me siper grini kot sallat per te na servirur batuda apo analiza. Te gjithe komentet tuaja ti mbledhesh se bashku nuk vlejne as sa nje fjali e vetme e komentuesit gjenial ari.

  7. Perpjekja eshte per ta kufizuar protesten brenda 20 m2 mundesisht. Atje te zyra jote psh , nuk do ishte keq. I bie qe dalim te gjithe te lumtur apo jo?

  8. Ti e more rrugen e qofte largut o -psikoskizofren-sikur ne te gjithe televizionet e botes te vesh ti nuk e mbulon dot kete dhimbje ,kete fukarallek ,kete diktature ,kete tallje qe i ke bere ketij populli.

  9. I duket sikur sikur flet bukur. Eshte ne delir, ka vene shume para. Dhe aq me teper beson se genjen njeri ketu ne shqiperi. Nje figure e diskredituar e konsumuar ne ekstrem. Nje karakter i tredhur. Vetem neveri te krijon. Eshte i rene. Vjen verdalle kot. Problemin e ka me popullin e vet.

  10. Je nje karte e djegur. Vazhdon e provokon zemerimin dhe fukarallekun e nje populli te tere. Ben mire ta mbash mire me iglin brunon e ndonje rospije tjeter, se do te duhet te te hapin deren. Shume keq do perfundosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu