• |
ide | kryesore

Zinedine Zidane përsëri në Madrid: mund të jetë në pankinë kundër Valladolit

Sport



Zinedine Zidane mund të kthehet tek Real Madrid. Deri pak ditë më parë dukej një hipotezë krejtësisht e pamundur për tu realizuar, por në orët e fundit Florentino Perez e ka kontaktuar Zizou për ti kërkuar të rimarrë në dorë situatën. Edhe menjëherë. Lajmin e ka zbuluar Jugones, trasmetimi tv që shpesh jep para kohe lajme të rezervuara që kanë lidhje me Real Madrid. Madje hipotezohet që francezi mund të ulet në pankinën e Blancos të dielën në mbrëmje në 20,45, kundër në Bernabeu të mbërrijë Valladolid.

Sipas asaj që bëhet e ditur Zidane mund të refuzojë propozimin për tu kthyer menjëherë, duke dhnëë disponibilitetin për të udhëhequr skuadrën sezonin e ardhshëm. Por në atë kohë nuk do të jetë kandidati i vetëm, sepse listës do ti jenë shtuar Allegri, Mourinho, Pochettino, Klopp e Loë.

Mbrëmja e të martës ishte e gjatë për Florentino Perez, që pas disfatës kundër Ajax ka qendruar gjatë në zyrat e Bernabeu. Bashkë me bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe vetë Santiago Solarin që nuk e ka dhënë dorëheqjen. U mendua edhe një shkarkim i menjëhershëm, por as Xabi Alonso e as Raul, zgjiedhjet e mundshme të brendshme, nuk janë konsideruar në lartësinë e situatës. Duhet një emër i rëndësishëm e për këtë arsye është kontaktuar Zidane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *