• |
ide | kryesore

16 ekipet më të mira sfidohen në Europa League: Inter në testin gjerman

Sport



Në Europa League nuk lejohen më neglizhenca sepse në 16 më të mirët e kompeticionit nuk ka më skuadra për tu nënvleftësuar. Favoritët janë gjithnjë Chelsea, Arsenal, Inter, Sevilla e Napoli, por duket se zikaltrit do të kenë impenjimin më delikat kundër skuadrës që nuk ka asnjë humbje në këtë edicion të Europa League. Eintracht Frankfurt pasi nxorri jashtë kompeticionit Shakhtar ka ndërmend të përsëritet përballë Inter. Brenda shtëpisë gjermanët nuk falin dhe e kanë treguar me shurmë golash se mund të jenë të rrezikshëm kundër cdo kundërshtari… e provoi më mirë se të gjithë Lazio. Zikatrit me cështjen Icardi për të administruar duhet të rigjejnë kompaktësinë e treguar kundër Rapid, gjë që në kampionat nuk e bëri dot.

Arsenal ka një transfertë me Rennes, ku nuk mund të quhet e lehtë edhe për vetë faktin se londinezët jashtë fushe ndonjëherë lënë për të dëshiruar. Ndaj Bate pikërisht në Bjellorusi humbën me një gol, edhe pse Topcinjtë e Unai Emery kanë potencialin për ti shkuar deri në fund kompeticionit. Të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe Chelsea. Për Sarrin është objektivi kryesor për të mbyllur sezonin me një trofe. Blutë kundër Dinamo Kiev duhet të vazhdojnë të tregojnë formën e mirë të dy ndeshjeve të fundit të Premier League, sidomos atë të fitores në derbi kundër Tottenham.

Një tjetër kandidat potencial për trofeun është Napoli, që pasi ka hequr përfundimisht dorë nga kampionati, i mundur në ndeshjen direkte nga Juventus, kërkon të ngushëllohet në Europë, kur në San Paolo të mbërrijë visitor Salzburg. Skuadra e Ancelotti nuk duhet të ketë problem, për më tepër që i vetmi objektiv ku duhet të përqendrohet është Europa League. Eksperti i kompeticionit është Sevilla, një skuadër që nuk mund të nënvleftësohet kurrë, sidomos këtu. Kundër Slavia Prage spanjollët do të kërkojnë të mbyllin gjithcka në Sanchez Pizjuan, për ta patur një shëtitje vizitën në Ceki, ndërkohë që janë më të ekuilibruara përballjet e tjera, ku në Zagreb Dinamo duhet të përballet me Benfikën, Zenit do të presë në shën Petersburg Villarealdhe skuadra e tretë spanjolle në 16 më të mirat Valencia do të luajë kundër Krasnodar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *