• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea e Napoli tris për çerekfinalen e Europa League

F1, Sport, Video



Nuk kanë patur probleme pretendentet e tjera të Europa League, që kanë siguruar praktikisht cerekfinalen e kompeticionit me rezultatet e arritura në ndeshjet e vajtjes së 1/8 të finaleve të turneut: Chelsea është imponuar me tre gola ndaj Dinamo Kiev, e me të njëjtin rezultat 3-0 edhe Napoli ka likuiduar Salzburg në San Paolo.

Në “Stamford Bridge” ka qenë një ndeshje me sens unik, ku londinezët e Maurizio Sarrit bënë mjaftueshëm për të dominuar ukrainasit e Dinamo Kiev. Pedro Rodriguez shënoi golin e avantazhit në minutën e 17, përballë ukrainasve, duke e bërë më të thjeshtë ndeshjen për londinezët. Megjithatë mbrojtja ukrainse rezistoi deri në minutën e 65, duke qendruar në lojë, përpara se Willian të shënonte golin e sigurisë në Stamford Bridge. Braziliani realizoi golin e dytë, duke i dhënë Sarrit garanci për kthimin pas një jave në Ukrainë, ndërsa kompletoi misionin Callum Hudson-Odoi në minutën e 90’.

Chelsea shkon i qetë në Ukrainë javën e ardhshme, ashtu si edhe Napoli që tregoi qartë në ndeshjen e parë se kërkon të shkojë larg në Europa League. Milik që në minutën e 10, me golin e avantazhit, la të kuptohej se për austriakët do të ishte një 90 minutësh i vështirë. E në fakt Fabian, shënoi pas 8 minutash, duke e bërë të mendohej një goleadë e vërtetë. Salzburg hoqi dorë nga loja e hapur dhe u përpoq të mos turpërohej, por në minutën e 58 i komplikoi gjërat vetë, me autogolin fatkeq të Onguene.

Europa League – Round of 16

Dinamo Zagreb 1 – 0 Benfica
Eintracht Frankfurt 0 – 0 Inter
Rennes 3 – 1 Arsenal
Sevilla 2 – 2 Slavia Prague
Zenit St. Petersburg 1 – 3 Villarreal
Chelsea 3 – 0 Dynamo Kyiv
Napoli 3 – 0 Salzburg
Valencia 2 – 1 FC Krasnodar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *