• |
ide | kryesore

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

1, Arkiva, Ide



Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgjerimin, Christian Danielsson, BE ka përsëritur qëndrimet e ashpra ndaj djegjes së mandateve, duke e quajtur këtë akt një kurth për përparimin e Shqipërisë drejt Europës.

Ky mesazh, tashmë i stërthënë, është pjesë e një pakete që diplomatët perendimorë po i’a përcjellin ish deputetëve, gazetarëve (përfshirë edhe Lapsi.al) dhe opinionbërësve të ndryshëm, duke pretenduar se situata e tanishme do të pengojë hapjen e negociatave të cilat realisht janë shumë pranë.

Këshilla e tyre duket në thelb racionale dhe e ftohtë. Ne e dimë që vendi ka probleme, ne i kemi artikuluar vetë shqetësimet për krimin, drogën, pushtetin e oligarkëve dhe ekonominë pa konkurencë, por duke qenë të ndërgjegjshëm për të gjitha këto, sërish mendojmë se për shqiptarët, është më e mirë rruga që ofron BE, ajo e përmirsimit të ngadaltë, hap pas hapi, nën monitorimin sa më prezent të Brukselit.

Më këtë ofertë sa miqësore dhe po aq kërcënuese ata po vendosin në cep të ringut të gjithëkënd që mbron obsionin e daljes nga parlamenti, duke i akuzuar se janë përgjegjës për arratisjen e Shqipërisë në drejtim të paditur, jashtë mbikqyrjes europiane që siguron hapja e negociatave në qershorin e ardhshëm.

Pa i hyrë anekdodës nëse janë hapur apo jo realisht negociatat, se ne këtu në Tiranë e kemi festuar njëherë caktimin e datës dhe startin e tyre, ka një problem edhe më serioz: A duhet të kompleksohen opozitarët dhe mbështetësit e aksionit të tyre nga tregimi me gisht si delja e zëzë që ka bllokuar rrugën e vendit drejt BE-së?

Përgjigjja është e thjeshtë dhe e prerë: aspak.

Sepse oferta, mbyllni sytë për një çast, kaloni njëherë qershorin dhe pastaj do të keni më tepër garanci se edhe një pushtet autoritar si ai i Ramës kufizohet më shumë, nuk përbën një alternativë.

Europa, sa do më përpara nesh që të jetë, ka treguar edhe brenda saj se nuk i ka instrumentat për të kontrolluar rrëshqitjet antidemokratike edhe të shteteve të saj anëtarë, jo më të atyre që aspirojnë të bëhen një ditë.

Shembujt flagrantë të Viktor Orbanit të Hungari, apo ato të partisë të vëllait të mbetur Kazhinski ne Poloni, dhe ajo e Dragneas në Rumani, janë sinjale të forta që tregojnë se beteja kundër demokracisë iliberale zhvillohet më së pari në terrenin që e ka pjellë. Se për të kuruar simptomat e saj nuk është gjetur ilaçi as brenda 27-shes.

Pra mjafton të përmendim shembujt e mësipërm për të mbërritur në përfundimin e thjeshtë se nuk ka asnjë garanci, që afrimi pas qeshorit me BE, përbën edhe një zgjidhje për krizën aktuale.

Prandaj, friksimi dhe kompleksimi me etiketimin “antieuropian” i të gjithë atyre që po bëjnë betejë me regjimin në Shqipëri, është qesharak. Aq më shumë i tillë ngjan propozimi, për një pakt qetësie deri në verë, pa dhënë garanci se çdo të ndodhë më pas.

Pikërisht për këtë me regjimin e Ramës duhet vazhduar beteja edhe me çmimin e shtrenjtë të pritjes në stacionin e trenit të BE. Sepse duke luftuar me të në Tiranë gjendesh shumë më pranë profilit të europianit ideal, sesa duke iu përshtatur atij që ofrojnë burokratët e Brukselit.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. PO ne e vjet na jane hapur negociatat. Sa fletelavderimi dha Rama per ambasadoret. Ka 2 rruge Ose Genjen Rama ose Ambasadoret te kthejne fletet e lavderimit dhe ti thone POPULLIT se RAMA Genjeu vjet qe u hapen negociatat se bashku me Ambasadoret qe pranuan fletelavderi mi per negociata te pahapura. Pra Ambasadoret te pranojne se Genjejne sa here deshiron Rama??? Pse Valle? Cfare interesi kane qe jane pjese e genjeshtres?
    Mbeshtetje OPOZITES! Ju besoijme qe ne castin qe dogjet mandatet. Vota jone per JU.

    1. Ka ngelur në psikollogjine e shqiptare akoma edhe pas gati 30 vitesh të sistemit demokratike pluralist, mendësia komuniste e përgjithësimit “Europa,Amerika,Rusia etj.”apo fjala akoma më përgjithësuese “ndërkombëtarët”.
      Kjo psikollogji e ka burimin në mendësinë e sistemit diktatorial komunist një partiak.
      Në SHBA janë dy parti të mëdha kryesore që përbëjnë historinë politike të këtij vendi, partia demokrate e ajo republikane. Ka pasur që në krijimin e këtij shteti federal më të fuqishëm në bptë rotacion politik midis këtyre dy partive, por shteti i ka qëndruar strikt kushtetutës të cilën nuk ka mundur ta shkelë asnjë president.
      Në BE, ndonëse ka pasur një tendencë të një bashkimi politik pas atij ekonomik, nuk është realizuar asnjera nga këto qëllime.
      Kjo ka qenë e vështirë për faktin se BE përbëhet nga shtete nacionale me interesa e nivele të ndryshme si demografike, ashtu edhe politike e ekonomike.
      Edhe “qeveria” e BE e quajtur Komisioni europian, edhe “Parlamenti” i saj, duke mos pasur një Kushtetutë gjithëpërfshirëse të BE, nuk kanë fuqi vendimmarëse, pasi vendimet e tyre mund të gjejnë rrugë zbatimi , vetëm nëse aprovohen nga KE (Këshilli i Europës), ku për vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me NATO apo zgjerimin, ngecen qoftë edhe me votën kundër (veton) të një shteti të vogël të BE.
      Në të gjitha shtetet europiane e si pasojë edhe në Komisionin apo Parlamentin europian, ndryshe nga SHBA, qeverisin apo janë në opozitë parti të shumta, që nga ekstremi i majtë deri tek ekstremi i djathtë.
      Duke patur pra parasysh këtë tabllo politike tepër pluraliste të BE, është naivitet e deri qesherake të thuhet se “ndërkombëtarët” ja përplasën në fytyrë opozitës shqiptare “krimin e madh” që paska bërë duke djegur mandatet në parlament.
      Që në Komisionin europian për problemet e zgjerimit kemi një komisionere socialiste që haptazi mbështet kryeministrin “socialist” Rama, apo që nga 6 eurodeputetë të komisionit të jashtëm të parlamentit europian , pesë janë socialistë që informacionet për Shqipërinë i kanë marë prej kohësh nga një eurodeputet socialist i ngarkuar si raportues për Shqipërinë , kjo nuk do të thotë se i gjithë Komisioni apo Parlamenti europian, apo të gjithë politikanët e shteteve antare të BE, na qenkan robotë të kurdisur që kanë të njejtin mendim.
      .

    2. Po mor cun. Te gjitha jane te drejta. E keqja qendron te sistemi. Nuk ta fal njeri ne perendim prishjen e keshtjelles. Ajo eshte Tabu. Ta marrin shpirtin per kete. Ky eshte fundi i opozites.

      1. Hë më të lumtë ore çun !
        Ti e paske kuptuar “kështjellën” e shtetit ligjor demokratik.
        Qenka sistemi i kapjes së gjithë pushteteve nga një njeri i vetëm, sistemi që duhet të ketë Shqipëria.
        Nuk ishin të mjaftueshme 47 vite të sistemit diktatorial komunist njëpartiak enverist për shqiptarët, që 30 vite pasi u shëmb ai sistem të vijë një Enver tjetër ?

  2. E ke fjalen qe europa fitohet ne qytetin e Tiranes , apo e ke fjalen per qarkun e Tiranes ??? Jo per gje por nuk po kuptojme se nga cilat ish – komuna dhe bashki te qarkut te Tiranes se bashku me administratat e tyre do ti japim leksione demokracie Europs .

  3. Nuk ka Europa me depozita uji neper pallate, dhe kta qe vijn tani nuk do jene as vitin tjeter ndoshta … kush te hap negoziata si hap as mogherini as knuti apo luigi pa pelqimin e frances hollandes dhe gjermanise as nuk behet fjale.

  4. Po qe e ke mire Bushat qe vazhdon ta mbash lart frymen revolucionare. Vetem qe anashkaloni nje fakt qe dhe vet e dini shume mire. Opozita ka prekur sistemin nje tabu qe ne perendim kushdo qe te jesh ta kepusin koken.

  5. E bardha eshte e bardhe thone perfaqesuesit e EU’s dhe US. Opozita (gjithashtu edhe lapsi.al) duhet ti thote te bardhes, te bardhe shtojne ata.
    OK, thote Bushat sofisti. E bardha eshte e bardhe, por ne kete rast eshte ceshtje perceptimi dhe per mu, kjo nuk eshte e bardhe, eshte e zeze.

    Vazhdimi dihet. Te gjithe ata qe bojne si te forte e pickedhie, kane per te honger mutin e vet.

  6. Propaganda e asocimit, eshte me shume fjale e opinion per te mashtruar popullin, qe te mos kerkoi te drejtat e shtypura, e te vjedhura nga kjo qeveri qe ne, e i tere populli e njohim tashme per tere zullumet, hajdutlleqet, e vjedhjet qe i ben atij( Popullit) Keshtu qe ardhi, ky e shkoi ,y, thane, cthane, situaten e jeten ne shqiperi e bejne shqipetaret, pra POPULLI, e kur populli proteston per mos kthim mbrapa, kjo ka DMTHie te madhe , ne kundershtim me vendosmerine e qeverise mashtruese e hajdute per te vazhduar akoma ne rrugen e banditizmit qeveritar. Ne kete mes, ku jane ata qe vijne e shkojne me situaten e kusurin qe ka ky popull me kete maxhorance banditesh, qe poe falimentojne e degradojne jeten ne demokraci me tere veprimet e ketyre 6 vjeteve, qe asgje prigresive per zhvillimin e ekonomise e cilesise jetes per kete popullnuk ka bere, por vetem duke e mjeruar,,,Atehere,, kush eshte kryesoria, qe ne te rrime ne shtypie e mjerim e te pranojme keshillat utopike, apo te behet revolucion demokratik popullor e te fitoje demokracia, dhe ekonomia? Pa tjeter qe revolucioni demokratik, per pastrimin e shoqerise nga barbaret e moderuar e te maskuar.

  7. E tha apo nuk e tha,vjet e tha sivjet nuk e tha,vitin tjeter do ta thote,por nuknd ta mohohoje.Hani nga nje top hallve dhe jeni te lumtur sa merreni per 25 vjet me keto karrlliqe.Neise edhe hallqava ne kazan behet.

  8. O bushat ti mire ben vella qe kerkon ti besh frymemarrje me goje kauzes opozitare por ste takon ty ta besh kete duhet ta bejne ato qe e ngjizen. Duhet ta beje saliu qe ty ste frymezon por qe eshte i vetmi qe mund ta nxise nervin e revoltes. Por fatmiresisht shqiptaret e kane te qarte se ne nuk pretendojne dot te behemi me te mire se vendet e 27 shes sidmos me bajraktarin sali si e vetmja shprese se dihet mire se cfare flamuri valvit ai. Jane akoma plage te hapura bushat dhe shqiptaret fatkeqsisht por edhe fatmirsisht se skane rruge tjeter do vijojne te zgjedhin mutin me me pak ere.Ai skenari i blerjes se votave nuk i bind ato qe u blikerkan (popullin shqiptar) se nqs eshte e vertete qe vota e popullit u blikerka nga nicet atehere se ka fajin kurrkush pervecse atyre qe vijojne ta pelqejne filozofine e nices qe eshte me shume e dhathte se e majte. Shqiptaret e dine mire kush blen dhe kush shet dhe aq i ben.Mos te harrojme qe ketu ne gjirin tone eshte ngjizur dhe vazhdon te lulezoje nje parti qe e ka ne bazen e saj ideologjike te vjedhim sa me shume qe te blejme sa me shume. Te deformojme endrrat e rinise duke i bere deputete pa mbaruar gjimnazin ato qe kane babin te pasur. Dhe kjo eshte Lsi qe valvit kete flamurin e shpreses sovraniste qe po te pelqen dhe ty kur valvitet. Shqiptaret e mencur e dine kush i futi te fortet ne proceset zgjedhore dhe perseri nuk paten sukses. Prandaj mos u mundoni kot ta quani popullin shqiptar si te shitur duke lartesuar arkitektet e ketyre skemave qe kane egzistuar shume me fuqishem me pare dhe qe zotrote nuk i shihje. Me mire te na terheqe veshin nje europe ” e keqe” se sa te lartesojme politikat e mbrapshta te strucave shqiptare qe e dime mire sa i vlen lekura e moralit te tyre.Tung

  9. O Andi dhe komentuesit injorante gjysem analfabete te Lapsit! Mesoni se kush e ka bere komentin ne oren 2:30 te mengjesit jeton ne Amerike, qe eshte ora 8:30 te darkes! Mjaft mbrojtet Saliun dhe Lulen! Andi vetem se urren Ramen eshte bere si Tosi, te dy llafazane kafenesh! Te na rroje edhe ari, komentuesi me i regullt ,me analfabetizmin e tij!

  10. Ne kyt koh ,1 gjo osht e sigurt .Rusi don me ja fut gjermonit tubin e nord stream 2 n sum ,kurse amerikoni ka per t jafut panisin rusit ene gjermonit qi po i ha suma per tubin e nord stremit rus.Kshu or daku ,mos u boni me rust se ju perdhuno amerikoni krejt masanej.

  11. Na e pyetni Lulin e ka marrur diplomen ai te Universiteti i Utrecht apo eshte anadollak si shumica e komentuesve qe shkruajne ketu? Hetoni pak si “gazetare investigative” qe jeni sepse nuk mund te kemi nje kryeminister ne pritje qe eshte i shantazhueshem ne kete menyre.

  12. NE 16 MARS DUHEN VENE PERFUNDIMISHT PIKAT MBI ” i ” .
    1. DALJA NGA KESHILLAT BASHKIAK E OPOZITES
    2. DOREHEQJA E GJITHE KRYETAREVE BASHKIAK TE OPOZITES.
    3. PROGRAMET PERFUNDIMTARER PER :
    ——– a. SISTEMIN ZGJEDHOR
    ——– b. EKONOMINE
    ——– c. POLITIKEN
    ——-d.SPASRTIM TOTAL TE POLICISE , DREJTESISE(VETING I RI) , SHENDETESISE DHE ARSIMIT
    ——– e. PRIORITETET
    4. RADIKALIZIM TOTAL , MOSBINDJE CIVILE DERI NE RREVOLUCION

    BEJ KETO DHE NA KE TE GJITHEVE NGA PAS DERI NE FITOREN PERFUNDIMTARE MBI MAVITE

  13. Ne komentet e perkrahesve te se keqes, pra ketij pushteti me mbeturina kuqalesh, vihet re tendenca e llogjika komuniste qe ti shpifim nje maredhenie me armikun, e keshtudo humbim gjurmet e zullumit qe ka bere e ben ky pushtet pushtues rilindas. Keta te zyres kryeministrore qe komentojne, jane e duhet te jene me kete KM barbar fyes e bandit sepse qeni ku ha, aty leh, dhe kaq Te besh ndarijen se protestuesit jane te periferise, apo te qarkut, eshte tendence kineze e Mao Ce Dunit, qe keta kuqale e njohin mire, sepse keta ardhen ne pushtet me morrat e fshatrave te humbur e na u bene gjenerale, e sekretare partie, por sot hapni syte e veshet, sepse keni mijera, e mijera qytetare, fashatare, punetore, e intelektuale qe po ju shkulin themelin e pa barazise qe keni ngritur mbi vuajtjet e mjerimin e ketij populli, andaj o katile te kohes se demokracise kjo menyre drejtimi, vjedhje, e popullit nga shteti bandit, ku beni pjese dhe ju, duhet shembur, e me pas te shkojme drejt europes me rregullat e ekonomine qe shkohet, por jo me mashtrime e fallcifikime te realitetit, Ju qofshi qe ini keshtu te mbrujtur si fantazma qe trembni popullin.

  14. andi nje ana…..list qe ja mer ne goje rames dhe gjithe sistemit kapitalist komentet ketu ne te shumten e kohes jane pa nivel ghykimi nuk preket sistemi dhe pike ke bythe fito me zgjedhje dhe jo me revolucion po more mente e c….ARIT ate do perfaqsosh

  15. Ajo puna e integrimit ka qënë e mbaruar që vitin e shkuar. Ne e festuam bashkë me ” të Gjatin”. Dhe tani , po na pranuan përsëri ndryshe nga vjet, duhet të qajmë. Vërtetë, nuk e meritojmë fare, por kjo nuk ka rëndësi. Kokaina po shitet me listë, sepse kushton shumë për fakirat shqiptarë që duan të shiten si Vipa dhe Rripa. Integrimi pritet pas zgjedhjeve politike e vendore. Let’s hope! Hajt, Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *