• |
ide | kryesore

Del VIDEO e aksidentit në Gjilan/ Kamioni i ujit përplasi 10 makina, 1 viktimë dhe 20 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë tronditi Gjilanin, por edhe krejt Kosovën këtë të enjte. Për shkak të një defekti në frena një kamion që transportonte ujë ka marrë përpara disa automjete duke shkaktuar një viktimë dhe mbi 20 të plagosur.

Përmasat e aksidentit mund të ishin edhe më e mëdha, pasi aty pranë ndodhej edhe një shkollë. Viktima është Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan. Ai humbi jetën në vend, nga ky aksident. Dëshmitarët thanë se kamioni po udhëtonte me mjaft shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Pasi ka përplasur rreth 10 automjete ai është ndalur nga një traktor.

Ky ka qenë një moment i rëndësishëm pasi nëse nuk do të ishte ndalur, kamioni mund të hynte në një bar kafe të mbushur me njerëz. Drejtuesi i kamionit me iniciale M. A. nga Peja është ndaluar nga policia. Për këtë aksident të rëndë kanë reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell. ©LAPSI.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *