• |
ide | kryesore

Detajet/ Mjeku i dhunuar në spitalin e Lezhës ka thyerje të kockave

Lajme, Të fundit



Zef Doda, mjeku i dhunuar sot në qytetin e Lezhës do të mbahet në terapi në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Burime pranë QSUT bëjnë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Po ashtu mësohet se ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë. Burime bëjnë të ditur se për rastin e Zef Dodës, do të vlerësohet në vijim nëse do të jetë nevoja që ai t’i nënshtrohet operacionit ose jo. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim si autor të ngjarjes E.LL, 24 vjeç, i afërm i një prej pacientëve të Dodës.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj mjekut Zef Doda në spitalin e Lezhës dhe mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT mbrëmjen e kaluar, ngjarje kjo e regjistruar mbrëmjen e kaluar. MSH dënon dhunën ndaj bluzave të bardha dhe bën thirrje për dënim maksimal të autorëve të këtyre ngjarjeve.

Deklarata e Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë aktin barbar të dhunës ndaj mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT dhe mjekut Z.D, i cili u dhunua fizikisht mesditën e sotme në ambientet e spitalit rajonal Lezhë.

Kjo nuk është hera e parë që bluzat e bardha përballen me veprimeve të tilla të patolerueshme dhe të dënueshme. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale. Duke dënuar me forcë dhunimin e mjekëve, kërkojmë nga opinioni publik të mbështesë bluzat e bardha në kryerjen e detyrës. Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore.

Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite.



3 Comments

  1. O gazetaruce nuk shkruat dy rreshta kush ishte shkaku i goditjes te mjekut .por beni analogjira vetem per mjekun.

  2. Po keshtu eshte se Shqiptaret besojne ne makinat luksose Gjermane per qefin dhe Gjermanet ja besojne shendetin Mjekve dhe infermierve Shqiptare. Te vazhdoje ky reagim i tille se do shohin si do perfundojne Shqiptaret shume shpejt me kete sjellje. Gangestere te behen me Politikanet qe po e cojne kete vend meqe e me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *