• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky bar në Francë ka në hyrje një njoftim për shqiptarët

Pikante



Kafet janë vendi i preferuar i shqiptarëve. Kjo për faktin se kohëzgjatja në këto vende çlodhëse ku mund të takohesh me shoqërinë apo të çlodhesh zgjat relativisht shumë. Në krahasim me popujt e tjerë të botës, shqiptarët shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre në kafe.

Nëse do të krahasoheshim me italianët, mund të themi që jemi larg e larg, për faktin se ata e pinë kafen e mëngjesit në këmbë dhe nuk humbin kohë për t’iu përveshur punës. Një rast tipik shqiptari u ka rënë në sy edhe disa pronarëve në një kafe në Francë.

Këtë fenomen ata e kanë vënë re dhe janë detyruar të ngjisin në murin e lokalit një tabelë ën shqip duke ndërgjegjësuar shqiptarët, që nuk mund të rrinë ulur për një orë dhe të porosisin vetëm diçka. Me humor, djali që e ka parë foton e ka dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania. Shqiptari shkruan: “Mirëmëngjes JOQ, Màcon, Francë. Lajmërim apostafat vetëm për shqiptarët.”



1 Comment

  1. Po me greket pse s’e jipni krahasimin? Apo s’e dini qe rrine dyfishin e kohes sone ne kafe me ato qypat plot me kafe…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *