• |
ide | kryesore

Gazetarja britanike flet për VOA: Më përzunë nga Shqipëria pasi kritikova qeverinë

Lajme, Të fundit



Gazetarja dhe blogerja britanike, Alice Elisabeth njoftoi se nuk do të mund të qëndronte më në Shqipëri, e kjo për shkak se nuk i kanë rinovuar lejen e qëndrimit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Alice Elisabeth Taylor tha se dyshonte që anulimi i procedurave për leje qëndrimin e saj erdhi befas pas shkrimeve kritike si gazetare. Zyrtarët pohuan se po e verifikojnë rastin, por ende nuk kanë dhënë detaje.

Gazetarja britanike Alice Elizabeth Taylor thotë se qeveria shqiptare nuk i përtëriti lejen e qëndrimit në Shqipëri për shkak të punës së saj si gazetare. Ajo jeton në Shqipëri prej një viti e gjysmë, u fejua me një djalë vendas dhe pret të lindë një vajzë nga kjo lidhje. Por tani thotë se qeveria i anuloi rinovimin e lejes së qëndrimit për shkak të punës si gazetare.

“Unë dorëzova gjithë dokumentet sipas procedurës së ligjshme. Ata më thanë se janë në rregull, se kishin gjithçka që duhej dhe se gjithçka ishte shkëlqyer. Bëra edhe pagesën, që ishte hapi i fundit i procesit. Ata më thanë se gjithçka është OK, dhe se mund të shkoja pas dy javësh të merrja dokumentet. Nuk shoh arsye pse një procedurë standarde me vazhdim të rregullt të prapësohet me një urdhër nga lart pak ditë më pas. Procedura e leje qëndrimit tim u anulua nga një zyrtar më i lartë se ai i zyrës së emigrimit” – tha gazetarja Taylor.

Por çfarë shkroi Alisa Tejlër në shkrimet e saj?

“Unë shkrova për lidhjet korruptive që dolën në përgjimet e publikuara nga “Zëri i Amerikës” me telefonata gjatë zgjedhjeve të kaluara. Shkrova për protestat e opozitës dhe për tenderat e dyshimta, shkrova për dëmtimet e mjedisit, – tha gazetarja Taylor.

Alice thotë se ka raportuar vetëm fakte, jo komente, por pas kësaj ajo dhe familja e saj u goditën me gënjeshtra nga disa portale që mbështesin qeverinë. Kjo përkoi me kohën kur aplikoi për të përtëritur lejen e qëndrimit. Nuk ishte aspak e lehtë të shkonte nëpër zyra, sepse është shtatzënë dhe për 3 muaj ishte shumë sëmurë. Por zyrtarët i thanë se nuk kishte problem, se mjaftonte një certifikatë mjekësore.

“Kam zgjedhur të jetoj këtu, kam familjen dhe fëmijën tim këtu. Kam bërë qindra shkrime pozitive ër Shqipërinë, por kam po ashtu të drejtën të kritikoj; unë kritikoj sepse dua më të mirën për vajzën time, familjen dhe miqtë e mi dhe nuk mendoj se problemet mund të zgjidhen duke i lënë ato mënjanë – tha gazetarja Taylor.

Alice ka bërë shumë shkrime për të promovuar Shqipërinë dhe turizmin këtu. Ajo organizon komunitetet e banorëve të pastrojnë zonat turistike dhe bashkë me ta ka hequr tonelata plehra nga plazhet. Por këtyre detyrave qytetare, ajo thotë se e ndjen detyrë si gazetare që të shkruajë për gjërat që nuk janë të padrejta, si kanioni i Holtës dhe hidrocentrale të tjera që po dëmtojnë lumenjtë.

Ajo qëndron tani në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe duhet të largohet, për t’ia nisur gjithë aplikimeve nga fillimi në zyrën e emigracionit. Një raport mjekësor thotë se Alice nuk mund të udhëtojë për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.

Ndërkohë që gazetarja Alis është në pritje të dokumenteve nga zyrat shtetërore, edhe “Zëri i Amerikës” u interesua për të pranë autoriteteve. Zyrtarë të ngarkuar për marrëdhëniet me shtypin pranë policisë dhe pranë ministrisë së punëve të brendshme thanë se do të merrnin informacion për këtë rast dhe mund të kishin një reagim sqarues më vonë. /Zëri i Amerikës



12 Comments

  1. Partia ua ka treguar gjithmone vendin imperialisteve dhe kollaboracionisteve qe e kane Partine halë në si.

    1. Mos bej kot rolin e viktimimes politike.. se nuk eshte fare e vertete kjo qe thua , kurve ! Ti genjen !

      Reagimi zyrtar eshte ky me poshte .

      @@@@ dosja me aplikimin për rinovim të lejes së qëndrimit është paraqitur më 1 shkurt, pra jo vetëm në shkelje të afatit, por dhe përtej skadencës së lejes ekzistuese. Në një situatë të tillë, zonjës i ka lindur detyrimi të shlyejë një gjobë prej 20,000 Lekësh”, shpjegon burimi zyrtar, duke shtuar se “mos shlyerja e detyrimit të gjobës, pengon hedhjen në portalin e lejeve të qëndrimit, për të nisur shqyrtimin e mirëfilltë të dosjes. Sipas procedurave, pas hedhjes në portal, dosja shqyrtohet edhe nga autoritetet e sigurisë”.

      Po ashtu, një tjetër shkelje, sipas autoriteteve shqiptare, rezulton të jetë dhe fakti se “aplikimi është paraqitur nga një person tjetër, dhe jo nga vetë e interesuara. Po ashtu, rinovimi për leje qëndrimi është kërkuar për shkak të bashkëjetesës me një shtetas shqiptar. Me këtë motiv ajo ka marrë dhe lejen e mëparshme”, ishte shpjegimi që u dha për Zërin e Amerikës, duke saktësuar se “në rastin aktual, bashkëjetuesi ka ndryshuar dhe procedura kërkon që jo vetëm ky fakt të dokumentohet, por dhe të nisë një procedurë e re jo thjesht rinovim @@@@

  2. E akuzojne se eshte agjente Ruse ?!?!?!?Hahahahahahahahahha,por te gjithe,nga kryetari i parlamentit vrasesi Ruçi e deri te me i uleti ne pozicione administrative jane proruse,100% proruse,vdesin per muzhiket maskarenjte,e hiqen si Amerikane.Asnje rilindas,apo socialist nuk eshte ndryshe veçse proruse.Fiks

  3. Zbato ligjet e shtetit ku po jeton,kaq e thjeshte eshte dhe rusine e ke pak qef shejtanke te duhen ca para ruse

  4. Po to moj zonja gazetare zbato nje here ligjet e shtetit shqiptar dhe pastaj kur ti te jesh e paster para ligjit , mund te pretendosh se kane abuzuar me ty . Por kur ti e paske shkelur ligjin me te dyja kembet , natyrisht qe nuk te eshte rinovuar leja e qendrimit.
    Keshtu i bie qe cdo njeri qe merr nje vendim jo te favorshem nga organet shteterore te filloje te bertasi se po ma bejne per inat se une jam kundra qeveris.

    1. hik re moterqir, cun kurve .
      Nuk e shef qe kjo baxhella nuk paska respektu asnji rregull te aplikimt per leje qendrimi ?
      Hajde n angli ne ta shofesh se sa ta japin lejen po nuk e bone aplikimin ne rregull dhe mrena afatit.
      Pse nuk i kujtojn kto te zerit te amerikes se si na e nxijn jeten ne ne angli per nji leje studenti.
      Jo vetem qe duhet ma pagu taksen e shkolles 11.500 paund viti por dhe te gjitha dokumentat e aplikimit duhet me qen te sakta dhe ne kohe. Perndryshe i humbe 790 paund e kostos se aplikimit.

  5. Gazetare dhe blogere….. kaq mjafton me kuptu qe nuk eshte as njona e as tjetra. I jep vendimit edhe spin politik pale. Hajde ketu ne US dhe provo te aplikosh per vize mbasi te mbaron afati. Te fusin hekrat dhe ta ndalojne hyrjen ne US per nja 10vjet.

  6. Po pse keshtu bente edhe babai i tijereal e shpirteror, perzente diplomatet e huaj si te pa pershtateshem, e qe gjoja preknin interesat kombetare te pushtetit komunist, e i perzente. Kete po ben edhe ky, po qe se nuk punon apo te japesh opinion te mire, e ashtu sic i pelqen ketij te marri, te jep pasaporten pa vize, qe te largohesh. Kjo eshte permbajtja e mos zgjatjes se leje qendrimit te kesaj gazetareje, qe si do qe te jete puna, nje Engleze me profesion gazetare, po na del nga sigurimi shtetit spiune ruse, nga nje parti shtet rilindas me origjine te trasheguar nga lindja.

  7. Nuk do lejojme as nje here qe -Armiqte e jashtem-te hedhin balte per Republiken -socihale-iste te Shqiperise.

  8. E kuptoni ju ambasadore qe fleni gjume ne Shqiperi deri ku ka ardhur situata. Flini mbi varferine dhe hashashin e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *