Diego Pablo Simeone do të jetë rregullisht në pankinë të martën në mbrëmje në Stadium për Juventus-Atletico Madrid, ndeshja e kthimit e 1/8 të finaleve të Champions League. Uefa ka gjobitur teknikun argjentinas me 20.000 euro, pa proceduar një skualifikim për gjestin e bërë në Ëanda Metropolitano, për të cilin ishte hapur një hetim. Organizmi më i rëndësishëm Europian ka pranuar tezën e mbrojtjes së Cholo, që kishte kërkuar ndjesë duke thënë se nuk ishte një veprim që i drejtohej Juventus.
Gjesti nuk është sinjalizuar në relacionin e arbitrit e as nga delegati i Uefa, por nga një inspektor, misioni i të cilit është pikërisht të ketë kujdes këto lloj detajesh. Deklarata e argjentinasit, që saktësoi se ishte një festim spontan për të treguar se lojtarët e tij kishin këllqe dhe në asnjë mënyrë nuk i drejtohej kundërshtarit. Kështu, Uefa e ka gjobitur por nuk e ka privuar teknikun nga mundësia për të udhëhequr skuadrën nga fusha në Juventus Stadium.