• |
ide | kryesore

Kryebashkiakja e Roskovecit i përgjigjet akuzave të LSI-së: Nuk do të shembet shkolla

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi i është përgjigjur akuzave të LSI-së sa i takon shembjes së një shkolle. Sipas saj, nuk është e vërtetë që do të shembet shkolla, por një pjesë e oborrit të saj do të merret për zbatimni e një projekti rruge, në të mirë të komunitetit.

“Nuk ka shembje godine, është vetëm një rrugë kalimi. Le të hetohet çështja, ka vetëm një projekt për zhvillimin e qytetit. Sa për murin rrethues ai është shembur dy javë më parë”,- tha ajo.

Kryebashkiakja Bufi sqaroi se ka një vendim qeverie për shpronësimin e kësaj sipërfaqeje, në anën e pasme të godinës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *