• |
ide | kryesore

Majko përplaset me Mero Bazen. Kush ka frikë nga një tjetër kryeministër socialist?

Arkiva, Kryesore



Frika e e Edi Ramës ndaj një propozimi të opozitës, për një qeveri tranzitore të qeverisur qoftë edhe nga një kryeministër tjetër socialist, si Pandeli Majko, duket se ka futur në konflikt mbështetësit e tij. Ajo ka shpërthyer sot në një polemikë midis dy herë kryeministrit socialist dhe drejtuesit të gazetës Tema, Mero Baze.

Një editorial i Bazes, i publikuar mbrëmë në darkë, e shpallte Majkon të “përzgjedhurin” e opozitës për qeverinë kalimtare: “Lulzim Basha do zgjedhje… me një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon…”, shkruante Baze duke e quajtur këtë një absurditet të njëllojtë me dëshirën e Edi Ramës për të vendosur Lefter Maliqin në krye të PD.

Po përtej këtij reagimi, Majko ka parë një dorë politike që i trembet kësaj ideje.

Në fakkt, edhe kur Arta Dade e hodhi në publik në mendim të tillë, ajo u bë pre e anatemimeve virulente të Blerina Gjylametit.

Në PS, një parti që ka nxjerrë më shumë kryeministra se gjithkush tjetër, tani konsiderohet një herezi anashkalimi i Ramës.

Dhe prandaj Majko, i cili e ka refuzuar idenë e kryeministrit tranzitor, ka parë pas shkrimit të Bazes dorën e njerëzve të Ramës, që i friksohen kësaj mundësie.

Natyrisht Majko në replikën e tij me gazetarin bën me dije se “Lajmësi nuk ka faj! Ai është dezhurni i kohës”!. Por thënë këtë ai nuk harron të kujtojë se “pena e Meros është e rrallë në gjetjen e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj”. Dhe ajo që ministri i Diasporës e thotë me spond, është fakti se tutja e idhtarëvë të Ramës se mos dikush i zë vendin liderit është e pamenaxhueshme: “Kësaj të fundit nuk kam çfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit” thotë ai.

©lapsi.al

SHKRIMI I PLOTÉ I MAJKOS

Jetojmë në kohë të vështira dhe ankthi për politikën! Në dijeninë time, nuk më ka marrë malli të bëj gjëra të cilat i kam përbuzur që ditën që i kam hyrë politikës. Zoti Baze e di këtë edhe kur ai (pa ironi) ishte një bashkëpunëtor luajal i Sali Berishës.

Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë “dezhurn” (sic shkruan Baze) që 30 vjec në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, jo për “fajin” tim. Kam shërbyer, dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë se sa ditën kur e kam marrë detyrën.

Titullin “kryeministër i socialistëve” e konsideroj një nder, të cilin nuk kam ndërmend ta shkëmbej në pazarin e maskave të politikës. Ditët e vështira i konsideroj provë për besimin dhe jo bukshkalësinë.

Pena e Meros është e rrallë në gjetjën e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj. Kësaj të fundit nuk kam cfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit.

Në korridoret e politikë shqiptare i njoh rregullat. Një prej tyre është se “Lajmësi nuk ka faj”! Ai është dezhurni i kohës! Sigurisht!

Editoriali i Mero Bazes

Lulzim Basha po bëhet i lodhshëm me gjuhën e drunjtë dhe sloganet që përdor, për të mbuluar pafuqinë e parashikimit të fundit të aksionit të tij politik. Ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare kërkon një zgjidhje të krizës dhe fton palët në dialog, Lulzim Basha ka shpikur një tezë të re politike, se ai do ulet të bisedojë me socialistët e thjeshtë, pa Edi Ramën në krye.

Nga mënyra si e thotë dhe nga mungesa e intelektit që rrezaton kur përpiqet të duket sikur ka ndonjë plan, në fakt ai është duke legjitimuar njëqind për qind, atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë.

Pas djegies së mandateve nga opozita, KQZ ka zbatuar procedurën ligjore dhe ka ftuar të marrin mandatet deputetët e tjerë të listës së PD dhe LSI. Dhe duket se ritmi me të cilin po i përgjigjen këtij detyrimi ligjor shumë deputetë, është i lartë.

Është aq i lartë, sa Edi Rama ka filluar e bën humor e thotë që do dialogojë me opozitën e re në Parlament.

Dhe nuk ka faj. Jo vetëm pse ajo është e vetmja alternativë që i ka lënë Basha me firmë të vet, por mbi të gjitha, se goditja kryesore idiote që tenton të bëjë kryetari formal i opozitës, është pikërisht përpjekja për të delegjitimuar kundërshtarin si kryetar i Partisë Socialiste dhe për të caktuar ai se kush është kryetari i PS dhe kryeministri i saj.

Pra, ai është i pari që ka nisur një aksion politik, për të delegjitimuar palën tjetër dhe për ta caktuar ai se me kë do flasë, e me kë do të ndeshet në betejë. Lulzim Basha do zgjedhje, i do tani, i do pa Edi Ramën dhe do që të caktojë dhe një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon, me siguri ngaqë ka dëgjuar kur ka qenë emigrant se ai është kryeministër dezhurn, sa here është nevoja.

Kjo gjë është më shumë se banale kur merret seriozisht si tezë politike.

Në politikë, në një sistem demokratik, je i dënuar të mos e zgjedhësh kundërshtarin, por të ndeshesh me atë që ke përballë dhe me atë çfarë përfaqëson ai.

Të zgjedhësh kundërshtarin, të caktosh kryetarin e kundërshtarit dhe të diktosh rregulla për palën tjetër, do të thotë ose që je idiot, ose të kesh në mendje se jeton në një regjim ku ti vendos rregullat e lojës.

Në fakt, rregullat e lojës janë vendosur më 8 dhjetor 1990 dhe prej asaj dite, palët njohin njëra- tjetrën dhe përballen me njëra- tjetrën.

I pari rast kur një palë ka ikur nga fusha e lojës dhe thotë “nuk luaj më me atë të gjatin se na mund”, është kjo e Lulzim Bashës.

Përpjekja e tij për të caktuar udhëheqësin e palës tjetër dhe duke pasur guximin ta quajë këtë dhe lëvizje politike, përveçse e bën njeri qesharak, e bën dhe Edi Ramën të rrezikshëm, pasi i jep atij të drejtë të caktojë kryetar të PD-së, Lefter Maliqin dhe kryetar të LSI-së, Ylli Shehun, pasi ata e pranojnë për kundërshtar në Parlament.

Ata janë në Parlament për arsye ligjore dhe për shkak të meritave të Lulzim Bashës, që i ka futur në lista, por nëse Lulzim Basha promovon teorinë se ai duhet të caktojë dhe interlokutorin, dhe udhëheqësin e PS, atëhere përpara kësaj, ai ka caktuar udhëheqësit e opozitës, që dhe ashtu, janë me firmë të tij në Parlament.

Prandaj të gjithë ata që bëjnë sikur irritohen kur Edi Rama bën humor me “opozitën” e re në Kuvend, në fakt duhet të irritohen dhe shqetësohen kur bëjnë sikur dëgjojnë me durim një idiotësi, që ka disa javë që përsëritet nga goja e Lulzim Bashës, dhe që ka të bëjë me faktin se ai do një qeveri pa Edi Ramën, biles lakon dhe emrin e kryeministrit që do të donte, a thua se ka mandatin të bëjë qeveri në këtë vend.

Dhe në fund, thotë se do dialogojë me socialistët e vërtetë, pa Edi Ramën. Po qe se e ka seriozisht atë, është vonë, pasi Edi Rama ka filluar të dialogojë me demokratët e “vërtetë” në Kuvend. Falë idiotësisë së Lulit.



24 Comments

  1. Shoku -Majko-a je koshient qe -Mero Gelbaza-eshte bythlepirsi i Kryeministrave? Po se po .Mire e ke shkruar qe ky bythelepires eshte -Dezhurni i kohes-.

  2. O BUSHAT MOS BEJ PER TE VJELL ME ARTIKUJ KURVASH E XHINS KURVASH SI MERUSHE KURVA . NA E PESHTIROSE EDHE KETE PORTAL ME KETE FYTYRE PLASTELINEN .

  3. Nek e rru penisin Rama or daku anal ist opinionist +xhenerik pompist.Rama i ka fitu zgjedhjet , edhe ka per ti fitu vetem me atlete + tuta sporti (mbi 74 mandate) .Asnji tjeter politikon nuk e bon dot ,pranej nuk e rru penisin rama.

  4. i pa emer edhe qaushesku nuk e rruante por ne fund poupulli e rrojti qausheskun.ki kujdes i pa emer se mos edhe ti i shkon mbrapa ne qenef negjmije por tani si mut kufoma.aty ku zaten edhe ti e ke vendin.

  5. Majko personazh per ta patur frike eshte!rama siklet ka kur nuk ka shumicen,sa ta kete nuk e ka fare nevojen e meros,por ju dhe majko u merzitet qe mero zbuloje diversionin e luluse me majkon,Fleni rehat deri me 21

  6. Sa keq me vje per talibanet e shqupit. U bene gjithe kta armiq qe duhet me sha.
    Edhe Mero gelbaza ka qene dora e djathte e doktorit.

  7. ymer abazi mik i terroristeve salefi te kosoves zihet me ministrin e xhihadit te MEK-ut iraninan ne shqiperi se kush do jete kryeminister i shqiperise
    o moj shqypni oj e mjera shqypni … qe je bere albanistan

  8. Pandeli, te siguroj se ne demokratet nuk kemi frike.
    Nuk kemi frike asnje kryeministër sicilist.
    Ne nuk ju duam. Eshte e thjesht.

  9. Shpellare e skiftere te pd,dokumentat qe po dalin akuzohet salih ram berisha per agjent ne sherbimet franceze dhe udb serbe,cfare do thote pd dhe lulu sot kur dokumentat flasin vete per veprimtarine e ketij spiuni te sigurimit te shtetit ne sherbim te udb serbe me pseudonimin Penicilina,kur do ta kuptoni shpellare sa penicilina ju ka bere ky agjent salih familjeve shqiptare ne gjithe keto vite dhe na dolet ju shpellare e skiftera te salihut,dilni tani dhe mbroheni kete Spiun salih ram berisha

  10. Ne në Tirone themi që…. pema me kokrra gjuhet shumë….Doktori për pozicionin që ka mbajtur dhe mban për çështjen kombëtare do të mbetet në histori…. E keni parë vizitën e tij në Kosovë edhe nëpër pemë kishin hyp njerëzit….problemi i shqiptarëve është rruga elbasanit që politikën e tyre e kanë mbështetur të ish KELYSHET E BYROSË POLITIKE TË PARTISË PUNËS….Por do ta hanë!

  11. O kari byroist qe pelqen salihun,dhe fajin e ka amerika,I paske mesuar mire veprat e enverit o rr kari,mos e dashuro kaq shume se prasin ne bythe ta ka fut salihu,prit dicka tjeter

  12. o Mero manipulatori! Basha kerkon jo te ndryshoj kryetarin e ps , por Te mos jete Rama kryeminist gjate zgjedhjeve. Rama sot esht opozite dhe me numrat e 2017. Sot opozita e bashkuar ka me shume vote se Ps-ja dhe sikurse shiptaret te votonin Njesoj si ne 2017. Te kujtoj se keto dy vjet shume gjera kane ndryshuar, Ka ndollur dosja Tahiri, pergjimet e dakos, unaza etj.

  13. Sa mire ta kane gjetur nofken mero gelbaza. Ne fakt eshte ajo qe ti ke qene je dhe do jesh. Mero dhe ramziu. Pak turp sikur te kishit. Dhe pak dashuri per pjellat tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *