• |
ide | kryesore

Moderatori tregon publikisht diagnostikimin me kancer (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Moderatori Alex Trebek ka ndarë një lajm të hidhur me fansat e e emisionit të tij. Drejtuesi i “Jeopardy”, i cili ka qenë fytyra e këtij program që nga 1984-ta, zbuloi që është diagnostikuar me kancer të fazës 4 në pankreas më herët këtë javë.

“Normalisht prognoza nuk është shumë shpresëdhënëse”- e filloi rrëfimin e tij Trebek-“ Por unë do ta luftoj këtë, dhe do vazhdoj të punoj. E me dashurinë dhe mbështetjen e familjes apo miqve të mi, dhe me ndihmën e lutjeve tuaja, dua ti mund statistikat e ulëta që kjo sëmundje ka për mbijetesë.”Edhe pse lajmi që po jepte ishte shumë i rëndë, Alex qëndroi shumë pozitiv dhe i qeshur gjatë gjithë rrëfimit, ashtu siç ka bërë në të gjithë karrierën e tij në television, madje dhe bëri një batutë kur tha se duhet ta mposhte kancerin pasi kishte kontratë për ta drejtuar “Jeopardy” 3 sezone të tjera. “Më ndihmoni që ta kem gjithnjë shpresë dhe do ta fitojmë këtë betejë. Së bashku do ta realizojmë! Faleminderit.”

https://www.youtube.com/watch?v=7cInGyxCY9k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *